Politike

PD feston sot 35 vjetorin e themelimit/ Në 18:00 ceremonia zyrtare në selinë blu, i pranishëm dhe lideri historik Sali Berisha

Kryedemokrati në një postimi në rrjetin social Facebook tha më herët se PD u lind si lëvizje për liri dhe demokraci dhe mbetet simbol i rezistencës dhe shpresës për shqiptarët.

11 Dhjetor 2025, 17:22 Nga E. D

PD feston sot 35 vjetorin e themelimit/ Në 18:00 ceremonia zyrtare në

TIRANË- Partia Demokratike feston sot 35 vjetorin e themelimit. Një ceremoni zyrtare do të organizohet sot në orën 18:00 pranë selisë qendrore të PD-së me prezencën e liderit historik, Prof. Dr. Sali Berisha. Kryedemokrati në një postimi në rrjetin social Facebook tha më herët se PD u lind si lëvizje për liri dhe demokraci dhe mbetet simbol i rezistencës dhe shpresës për shqiptarët.

"Partia Demokratike u lind si lëvizje për liri dhe demokraci. 35 vite më vonë, mblidhemi për të kremtuar themelimin, dhe duam ta bëjmë këtë me ata që i ndanë këto vite të stuhishme, në të mirë e në të keq, me forcën e parë të lirisë. Sot, ora 18:00 Selia e PD," tha Berisha në postimin e tij. 

Më 11 dhjetor 1990 u krijua Partia Demokratike nga një grup studentësh dhe intelekualësh shqiptarë të cilët zgjodhën si Kryetar të Komisionit Nismëtar studentin Azem Hajdari dhe më pas si Kryetar të Partisë, Sali Berishën./Dosja.al

partia demokratike 35 vjetorin e themelimit

Sondazh

Poll