Aktualitet

Gara për kreun e ri të SPAK! Kandidati Klodian Braho prezanton platformën: Vizioni im përfshin organizimin dhe konsolidimin e Prokurorisë së Posaçme

Braho theksoi për punën e tij rreth çështjeve penale lidhur me zyrtarë të lartë ku thotë se ka kërkuar konfiskim të pasurive që shkojnë me miliona euro.

11 Dhjetor 2025, 14:00 Nga D.S
Gara për kreun e ri të SPAK! Kandidati Klodian Braho prezanton
Klodian Braho

TIRANË- Pas Gokaj, kandidati i radhës, prokurori Klodian Braho, prezantoi platformën e tij. Kandidati ka rreth 18 vite në sistemin e prokurorisë.

Braho theksoi për punën e tij rreth çështjeve penale lidhur me zyrtarë të lartë ku thotë se ka kërkuar konfiskim të pasurive që shkojnë me miliona euro. Gjatë ligjërimit ai shprehet se, organizmi dhe konsolidimi i Prokurorisë së Posaçme është pjesë e vizionit të tij.

“Kam rreth 18 vite në sistemin e Prokurorisë. Kam ushtrua funksionin e Prokurorit në disa zyra të ndryshme të vendit. Në Prokurorinë Vlorë kam qenë pjesë e njësisë Task Forcë në këtë prokurori. Prej ditës së parë të Funksionimit të Prokurorisë së Posaçme jam pjesë e kësaj strukture. Së bashku me platformën tim kam paraqitur çështje penale së bashku me zyrtarë të lartë. Në çështjet penale që kam prezantuar lidhur me zyrtarë të lartë kam kërkuar konfiskim  e pasurve që shkojnë miliona euro. Në vitin 2023 u konfiskuan 18.4 milionë euro që i përkisnin një organizate kriminale. Vizioni im përfshin organizimin dhe konsolidimin e Prokurorisë së Posaçme. Prokuroria e Posaçme ka një kornizë strategjike të miratuar… Sa i përket ushtrimit të ndjekjes penale do garantohet zbatimi i ligjit, askush nuk do të jetë mbi ligjin”, tha ai./Dosja.al

klodian braho spak prokuroria e posaçme

Sondazh

Poll