“Nëse të votoj sot dhe vij në zyrën tënde për çështje personale…!” Xholi i përgjigjet "provokimit" të anëtares së KLP: Do të sajdisja me ndonjë kafe, SPAK i bën të mira
Xholi iu përgjigj me qetësi, duke theksuar se çdo çështje do të trajtohet ligjërisht dhe se të gjithë do të trajtohen në mënyrë të barabartë, pavarësisht pozicionit të tyre.
TIRANA- Gjatë sesionit të pyetjeve në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, kandidati për kreun e SPAK, Adnan Xholi, u ballafaqua me një pyetje nga anëtarja e KLP, Arta Mandro, lidhur me mënyrën se si do të ruante pavarësinë e institucionit në rast se dikush me pozitë të lartë do t’i drejtohej për një çështje personale.
Xholi iu përgjigj me qetësi, duke theksuar se çdo çështje do të trajtohet ligjërisht dhe se të gjithë do të trajtohen në mënyrë të barabartë, pavarësisht pozicionit të tyre. Gjatë shkëmbimit të fjalëve, u shfaqën edhe momente humoristike, ndërsa Xholi iu përgjigj me humor: Do iu sajdis si grua me një kafe. Por zgjedhja do jetë ligjore. Shumicës u pëlqen kafeja në SPAK.
DIALOGU:
Xholi: Vlerësoj punën e të dyve paraardhësve (Dumanit dhe Krajës), të dy kanë aftësi të veçanta, Kraja ka periudhë më të gjatë në detyrë. Dumani erdhi në një kohë tjetër, kur e kishte stafin më të plotësuar dhe të konsoliduar, ndihmat përkatëse, bashkëpunimi me ndërkombëtarët. Do kërkoj që të marr nga të dy këta drejtues ato cilësi që dua ti përçoj edhe më tutje.
Arta Mandro: Nëse do votoja sot për ju dhe nesër do të vija në zyrën tuaj për një çështje personale, si do të kujdeseshit ju për të mos cenuar pavarësinë?
Xholi: E vlerësoj pozitën që keni, por para ligjit nuk keni asnjë pozicion, do ju respektoj femër, do ju sajdis si grua me një kafe. Por zgjedhja do jetë ligjore. Shumicës u pëlqen kafeja në SPAK.
Arta Mandro: Unë nuk e pi kafenë fare.
Xholi: Akoma më mirë./ Dosja.al
Sondazh
"Tek Arben Kraja vlerësoj pjekurinë dhe eksperiencën", Adnan Xholi "vlerëson" ish kreun e SPAK dhe Dumanin: Nuk tërhiqet përballë asnjë lloj presioni
Adnan Xholi TIRANA- Gjatë mbledhjessë Këshillit të Lartë të Prokurorisë, kandidati për kreun e SPAK, Adnan Xho...
Zgjedhja e pasuesit të Dumanit! Xholi me "PLAN" të qartë: Do ti jap zgjidhje statusit të prokurorit! Të shtojmë numrin e tyre për rezultate më të shpejta
Adnan Xholi TIRANA- Adnan Xholi, në garë për kreun e SPAK, premtoi sot se do t’i japë zgjidhje statusit të prokurorit. ...
"Më të këqijtë e më të këqijve!" Kush janë 6 shqiptarët e arrestuar nga Departamenti Amerikan i Sigurisë Kombëtare
Foto ilustruese SHBA- Departamenti Amerikan i Sigurisë Kombëtare ka bërë publik një raport ku renditen të huajt e konsid...
FOTOLAJM/ Zgjedhja e Kreut të ri të SPAK! Ndërkombëtarët të ulur përballë kandidatëve në KLP
Foto nga KLP TIRANA- Në ambientet e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, ndërkombëtarët po ndjekin nga af&e...
"Kam kërkuar heqjen e mandatit për deputetë!" Në garë për kreun e SPAK, Xholi për rrëmbimin e dy biznesmenëve: I detyruan të hapnin varret dhe…
Adnan Xholi TIRANA- Kandidati për kreun e ri të SPAK, Adnan Xholi, ka shpalosur para Këshillit të Lartë të Prokuroris&eu...
Zgjedhja e kreut të ri të SPAK! Xholi: Prej 27 vitesh në sistemin e drejtësisë! Kam udhëhequr hetime të rëndësishme, jam drejtues i 5 skuadrave hetimore
Adnan Xholi TIRANA- Kandidati për kreun e SPAK, Adnan Xholi, gjatë prezantimit të platformës së tij përpara Këshill...
Në garë për kreun e SPAK! Adnan Xholi prezanton platformën: Do çoj para luftën kundër krimit e korrupsionit! Prokurorët janë "pre" e sulmeve të padrejta
Adnan Xholi TIRANA- Kandidati Adnan Xholi po paraqet para Këshillit të Lartë të Prokurorisë platformën e tij për dr...
Zgjedhja e kreut të SPAK! Nis mbledhja në Këshillin e Lartë të Prokurorisë
Mbledhja TIRANA- Në Këshillin e Lartë të Prokurorisë ka nisur mbledhja për zgjedhjen e kreut të ri të Struktur...
Kreu i ri i SPAK! Ndryshon rregullorja e votimit në KLP për zgjedhjen e drejtuesit, ja si do të funksionojë
Foto ilustruese TIRANA- Procesi i votimit në Këshillin e Lartë të Prokurorisë për drejtuesin e ri të SPAK ka pë...
BIRN:Mediat online i bëjnë jehonë interpretimeve konspirative për vaksinat
Në dy postime të veçanta brenda katër ditësh, kardiokirurgu Edvin Prifti i bëri jehonë “një studimi izrae...
