"Për mua do të ishte e padrejtë!" E vetmja grua në garë, Musabelliu për ish-kreun e SPAK dhe Dumanin: Nuk e krahasoj KURRË veten as me atë as me Krajën
Gjatë prezantimit të saj në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, Musabelliu vuri në dukje se secili ka punuar në rrethana të ndryshme, duke filluar nga periudha e ngritjes së SPAK, mungesa e kushteve të punës dhe sfidat e Covid-19.
TIRANA- Kandidatja për drejtimin e SPAK, Doloreza Musabelliu theksoi se nuk e sheh veten në krahasim me dy drejtuesit e mëparshëm të institucionit, Arben Krajën dhe Altin Dumanin. Gjatë prezantimit të saj në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, Musabelliu vuri në dukje se secili ka punuar në rrethana të ndryshme, duke filluar nga periudha e ngritjes së SPAK, mungesa e kushteve të punës dhe sfidat e Covid-19.
Musabelliu shpjegoi se nuk ka praktikë të krahasojë veten me të tjerët, pasi çdo drejtues ka personalitetin, stilin dhe aftësitë e veta.
“Në këndvështrimin tim të bësh një krahasim mes dy drejtuesve është e vështirë ta bësh se pse ju ha ose ju heq merita kot. Pse e them këtë? Sepse Kraja ka qenë në fillim, kur gjërat nuk ishin bërë ende funksionale, ne s’kemi pasur as godinë, kaluam te Gjykata derisa u kryen punimet që ne të kishim kushte në institucionet ku ne punojmë, pastaj ishte periudha e Covid. Nuk krahason dot sepse duhet të kesh kushte të njëjta. Gjithsecili në kushtet që ka pasur ka bërë maskimumin e vet. Për mua do të ishte e padrejtë dhe padrejtësitë nuk i toleroj.
Që kur kam qenë në shkollë, e vogël në fakultet, asnjëherë nuk e krahasoj veten time me një njeri tjetër, kurrë. Unë bëj atë që mund të bëj. Unë bëj të mirën time, maskimumin tim, por asnjëherë nuk krahasohem. Nuk jam në këtë këndvështrim. Unë do bëj më të mirën që është e mirë për mua, do zbatoj ligjin por krahasimin nuk e bëj sepse kam personalitetin tim, figurën time dhe karakteristikat e mija”, tha Musabelliu./ Dosja.al
Sondazh
Gara për kreun e SPAK! Musabelliu: Bashkëpunimi me ndërkombëtarët, prioritet! Nxitja e hetimeve financiare paralelisht me hetime penale në fokus
Doloreza Musabelliu TIRANA- Kandidatja për kreun e SPAK, Doloreza Musabelliu theksoi rëndësinë e menaxhimit efektiv të burime...
Në garë për drejtimin e SPAK, Musabelliu: Transparenca dhe llogaridhënia janë dy shtyllat kryesore të vizionit tim! Synimi im është që...
Doloreza Musabelliu TIRANA- Pas prezantimit të platformës nga Adnan Xholi, kandidatja Doloreza Musabelliu ka shpalosur vizionin e saj për dr...
"Asnjë funksionar nuk qëndron mbi ligjin", Zgjedhja e kreut të ri të SPAK! Gruaja e parë që synon vendin e Dumanit, Musabelliu liston dosjet që ka shqyrtuar
Doloreza Musabelliu TIRANA- Kandidatja Doloreza Musabelliu prezantoi para anëtarëve të KLP platformën dhe vizionin e saj për drejt...
"Duhet integritet i pakompromistë"/ Gara për kreun e ri të SPAK, Musabelliu prezanton platformën: Drejtimi i këtij institucioni kërkon njohje në rrënjë të sistemit
Doloreza Musabelliu TIRANA- Kandidatja për kreun e SPAK, Doloreza Musabelliu, po prezanton programin e saj për drejtimin e Prokurorisë ...
“Nuk më ka ndodhur kurrë që ndonjë zyrtar i lartë të më marrë në telefon” Gara për kreun e SPAK, Xholi: Si do të veproja nëse një prokuror ka në dorë dosjen e…
Adnan Xholi TIRANA- Kandidati për kreun e ri të Prokurorisë së Posaçme, Adnan Xholi, deklaroi se gjatë karrierës ...
"Politika dhe krimi nuk ndikojnë dot në vendimmarrjet tona"/ Gara për kreun e SPAK, Xholi: Nuk do fusja kurrë njerëz në burg pa prova! Pika e dobët është...
Adnan Xholi “Do jem promotor i mbrojtjes së pavarësisë së prokurorëve, sulmeve të padrejtave që u bëhen proku...
“Nëse të votoj sot dhe vij në zyrën tënde për çështje personale…!” Xholi i përgjigjet "provokimit" të anëtares së KLP: Do të sajdisja me ndonjë kafe, SPAK i bën të mira
Mbledhja e KLP TIRANA- Gjatë sesionit të pyetjeve në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, kandidati për kreun e S...
"Tek Arben Kraja vlerësoj pjekurinë dhe eksperiencën", Adnan Xholi "vlerëson" ish kreun e SPAK dhe Dumanin: Nuk tërhiqet përballë asnjë lloj presioni
Adnan Xholi TIRANA- Gjatë mbledhjessë Këshillit të Lartë të Prokurorisë, kandidati për kreun e SPAK, Adnan Xho...
Zgjedhja e pasuesit të Dumanit! Xholi me "PLAN" të qartë: Do ti jap zgjidhje statusit të prokurorit! Të shtojmë numrin e tyre për rezultate më të shpejta
Adnan Xholi TIRANA- Adnan Xholi, në garë për kreun e SPAK, premtoi sot se do t’i japë zgjidhje statusit të prokurorit. ...
"Më të këqijtë e më të këqijve!" Kush janë 6 shqiptarët e arrestuar nga Departamenti Amerikan i Sigurisë Kombëtare
Foto ilustruese SHBA- Departamenti Amerikan i Sigurisë Kombëtare ka bërë publik një raport ku renditen të huajt e konsid...