Politike

Miratimi i Paqes Fiskale, Konfindustria kërkesë Kuvendit: Të ulet me 20 lekë/litër të Taksës së Qarkullimit për karburantet

Në njoftimin për mediat, Konfindustria parashtron tri rekomandime kryesore që do të shmangin përkeqësimin e konkurrueshmërisë së ekonomisë shqiptare.

11 Dhjetor 2025, 10:49 Nga I.A
Miratimi i Paqes Fiskale, Konfindustria kërkesë Kuvendit: Të ulet
Konfindustria

TIRANË- Konfindustria i ka kërkuar Kuvendit të Shqipërisë të ndërhyjë në seancën plenare për të përmirësuar Projektligjin e Buxhetit 2026 dhe Paketën e “Paqes Fiskale”. Në njoftimin për mediat, Konfindustria parashtron tri rekomandime kryesore që do të shmangin përkeqësimin e konkurrueshmërisë së ekonomisë shqiptare. Së pari, Konfindustria kërkon uljen me të paktën 20 lekë për litër të Taksës së Qarkullimit për karburantet, duke argumentuar se kostot e larta të energjisë dhe transportit kanë dobësuar deri në prag falimenti shumë sektorë të prodhimit vendas.

Së dyti, organizata propozon krijimin e një skeme të re të integruar fiskale për TVSH-në, politikat tregtare dhe mbështetjen financiare për fermerët, sipas modeleve të Bashkimit Evropian. Së treti, kërkohet përjashtimi nga “Paqja Fiskale” i bizneseve të privilegjuara që operojnë përmes PPP-ve, koncesioneve apo licencave të veçanta qeveritare dhe që nuk funksionojnë në kushte konkurruese të tregut të lirë.

Njoftimi për mediat: 

Konfindustria, me rastin e miratimit të PL të Buxhetit 2026 dhe Paketës së “Paqes Fiskale” shoqëruese, kërkon nga Kuvendi i Shqipërisë të vlerësojë ndërhyrjen në seancë plenare për përmirësimet e domosdoshme me qëllim mbështetjen për industritë dhe prodhimin vendor si më poshtë:

1- Uljen me të paktën 20 lekë/litër të Taksës së Qarkullimit për karburantet. Kostot shtesë për karburantet kanë dobësuar deri ne falimentim fuqinë konkuruese të prodhimeve vendore,

2- Ndërtimin e një skeme të integruar të re fiskale të - TVSH, -politikave tregëtare dhe - ndihmës financiare sipas modeleve të BE për fermerët dhe sektorin bujqësor dhe blegtoral. Skema e propozuar në Paketën Fiskale është jo funksionale, e paracaktuar të dështojë dhe favorizon qartësisht importet.

3- Përjashtimin nga Paqja Fiskale të kategorisë së “bizneseve të privilegjuara” me PPP, konçesione, liçenca qeveritare,etj dhe që nuk punojnë në kushtet e konkurencës dhe tregut të lirë./Dosja.al

konfindustria kuvendi

Sondazh

Poll