Politike

Balla përplaset me Nokën, deputeti demokrat: O injorant. Socialisti: Të dalë jashtë

Teksa kreu i grupit socialist Taulant Balla ka marrë fjalën, është përplasur me deputetin demokrat Flamur Noka. 

11 Dhjetor 2025, 10:46 Nga I.A
Balla përplaset me Nokën, deputeti demokrat: O injorant. Socialisti:
Kuvendi

TIRANË- Seanca plenare në Kuvend është përfshirë nga debatet ditën e sotme. Teksa kreu i grupit socialist Taulant Balla ka marrë fjalën, është përplasur me deputetin demokrat Flamur Noka.

Pasi Noka iu drejtua me fjalët 'injorant', Balla kërkoi që deputeti demokrat të përjashtohet nga Kuvendi.  

Balla: Njëri i bie patkoit, e tjetri gozhdës. Asnjeri nuk ka sqaruar se përse kjo çështje duhet të ikë nga rendi i ditës. Dëgjova batuta, tallje, njëri fliste për lepuj, por po hytë te lepujt duhet të flisni edhe për zagarët. Se lepurin në pritë e nxjerr zagari. Po i hytë këtij diskutimi bujrum se do t’ju lexoj unë listën.

Noka: O injorant.

Balla: Ky zotëria duhet të dalë përjashtë, unë e ndërpres fjalën. Derisa të dalë ky jashtë.

flamur noka taulant balla

Sondazh

Poll