Politike

"Keni vendosur të vidhni Avokatin e Popullit", Shehaj akuza qeverisë në Kuvend: Pse nuk ka ardhur Rama? Ndërkombëtarët kanë frikë se mos vidhni kreun e SPAK

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Shehaj vuri në dukje se gjatë seancës së Këshillit të Lartë të Prokurorisë, ku po përzgjidhet kreu i ri i SPAK, salla është mbushur me ambasadorë dhe përfaqësues të ndërkombëtarëve, të cilët sipas tij ndodhen aty për të monitoruar procesin dhe për të parandaluar çdo presion të mundshëm nga qeveria.

11 Dhjetor 2025, 10:44 Nga M.L
"Keni vendosur të vidhni Avokatin e Popullit", Shehaj akuza
Agron Shehaj

TIRANA- Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj akuzoi sot qeverinë se po përpiqet të ndikojë në përzgjedhjen e kandidatit të opozitës për Avokatin e Popullit. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Shehaj vuri në dukje se gjatë seancës së Këshillit të Lartë të Prokurorisë, ku po përzgjidhet kreu i ri i SPAK, salla është mbushur me ambasadorë dhe përfaqësues të ndërkombëtarëve, të cilët sipas tij ndodhen aty për të monitoruar procesin dhe për të parandaluar çdo presion të mundshëm nga qeveria.

Shehaj kërkoi gjithashtu sqarim për mungesën e kryeministrit Edi Rama në sallë, në lidhje me interpelancën e kërkuar ndaj tij.

Agron ShehajPavarësisht qëndrimeve qesharake, është e qartë që Avokati i Popullit i takon opozitës. Është e qartë qe keni vendosur ta rrëmbeni dhe kjo nuk është cudi. Tani që nëse flasim, në një sallë tjetër po vendoset kreu i ri i SPAK dhe aty janë mbledhur të gjithë ambasadorët, nuk ka vend për gazetarët sepe kanë frikë se ju rrëmbeni dhe kreun e ri të SPAK. Iamgjinoni cfarë poshtërimi po ju bëjnë ambasdorët. Ftojmë kolegët opozitaër ta pranojmë se nuk kem icfarë të bëjmë, e kanë vendousr ta rrëmbejnë.

Kam kërkuar interpelancë, ju kemi pyetur nëse do të jetë apo jo kryeministri dhe nuk më keni dhënë përgjigje. Nëse nuk është kryeministri kërkon që interpelanca të shtyhet. Praktika juaj për tiu shamngur ballafaqimit është në kundërshtim me rregulloren. Cfarë kuptimi ka të delegojë një mnistre?

agron shehaj

Sondazh

Poll