Aktualitet

U largua nga Gjykata Kushtetuese! Holta Zaçaj kërkon të bëhet anëtare e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë

Sipas gazetares Esiona Konomi, Zaçaj është një nga 18 aplikantët që garojnë për tre vendet e lira në organin më të lartë vendimmarrës të Bankës së Shqipërisë, përzgjedhje e cila pritet të votohet nga Kuvendi.

10 Dhjetor 2025, 12:35 Nga M.L
U largua nga Gjykata Kushtetuese! Holta Zaçaj kërkon të
Holta Zaçaj

TIRANA- Ish-kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj, synon të rikthehet në një post të rëndësishëm publik, këtë herë si anëtare e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. Sipas gazetares Esiona Konomi, Zaçaj është një nga 18 aplikantët që garojnë për tre vendet e lira në organin më të lartë vendimmarrës të Bankës së Shqipërisë, përzgjedhje e cila pritet të votohet nga Kuvendi.

Mandatet e anëtarëve aktualë, Violeta Staka, Artan Hoxha dhe Luljeta Minxhozi, kanë përfunduar, ndaj Parlamenti duhet të zgjedhë tre përfaqësues të rinj në një strukturë që numëron gjithsej nëntë anëtarë.

Mes listës së gjatë të emrave, përveç Zaçajt, spikasin edhe kandidatë të njohur si Selami Xhepa, Artan Hoxha dhe Luljeta Minxhozi, të cilët rikandidojnë për postin.

EMRAT e 18 kandidatëve:

-Adela Karapici
-Arben Zibri
-Artan Hoxha
-Eni Xheko
-Enis Cerava
-Erjona Bejleri
-Fatmira Kola
-Frosela Filo
-Holta Zacaj
-Ingrid Konomi
-Liljana Mamadhaj
-Luljeta Minxhozi
-Matilda Shehu
-Merita Bejtja
-Pajtjm Melani
-Saimir Mucmataj
-Selami Xhepa
-Violeta Staka

holta zaçaj

Sondazh

Poll