Aktualitet

Tritoli në Shkodër/ Kamerat kapin lëvizjet e autorëve, dy persona me kapuç në kokë dhe motorr vendosin eksplozivin

Nga kamerat e sigurisë duken dy të rinj në moshë të re dhe autorët janë me kapuç në kokë dhe fytyrat e mbuluara për tu mos u identifikuar.

9 Dhjetor 2025, 22:48 Nga E. D
Tritoli në Shkodër/ Kamerat kapin lëvizjet e autorëve, dy
foto ilustruese

SHKODËR- Detaje të reja janë zbardhur nga shpërthimi me tritol në biznesin në Shkodër. Mësohet se kanë qenë dy persona me motorr, të cilët kanë vendosur tritolin dhe janë larguar me shpejtësi. Nga kamerat e sigurisë duken dy të rinj në moshë të re dhe autorët janë me kapuç në kokë dhe fytyrat e mbuluara për tu mos u identifikuar.

Gjithashtu në vendngjarje është drejtori i policisë Shkodër Gent Berberi dhe pronari i subjektit Lulzim Mehmeti. “Lufa Print” operon prej shumë vitesh në Shkodër si një prej subjekteve më të vjetra në qytet./Dosja.al

tritoli në shkodër

Sondazh

Poll