Bota

‘Vrau’ mbi 1 mijë persona, OBSH ndryshon emrin e koronavirusit

11 Shkurt 2020, 17:01 Nga DOSJA
‘Vrau’ mbi 1 mijë persona, OBSH ndryshon emrin e koronavirusit

BOTË- Organizata Botërore e Shëndetit ditën e sotme ka ndryshuar zyrtarisht emrin e sëmundjes së koronavirusit, e cila do të jetë Covid-2019.

Këtë e ka konfirmuar vetë shefi i OBSh-së Tedros Adhanom Ghebreyesus përpara një grupi gazetarësh në Gjenevë “Tani kemi një emër për sëmundjen dhe është Covid-19”- ka thënë ai.

Ky ndryshim vjen pasi numri i vdekjeve nga virusi kaloi mbi 1.000 persona.
Dhjetëra mijëra njerëz janë infektuar. Fjala koronavirus i referohet grupit të viruseve që i përket….plotëso.

Sipas mediave të huaja studiuesit kanë bërë thirrje për një emër zyrtar për të shmangur konfuzionin dhe përhapjen e së keqes. Shefi i OSHE-së ka thënë se duhet të gjenim një emër që i përshtatet sëmundjes, pasi fjala koronavirus është një grup virusesh dhe sëmundja që ka prekur kinën ka filluar, pasi ata konsumonin kafshë.

“Duhej të gjenim një emër që nuk i referohej një lokacioni gjeografik, një kafshë, një individi ose një grupi njerëzish, dhe i cili është gjithashtu i shqiptueshëm dhe lidhet me sëmundjen. Të kesh një emër ka rëndësi për të parandaluar përdorimin e emrave të tjerë që mund të jenë të pasakta ose stigmatizuese. Ai gjithashtu na jep një format standarde për t’u përdorur për çdo shpërthim të ardhshëm të koronavirusit”

Ky virus ka vrarë më shumë se 813 njerëz dhe ka infektuar mbi 37,000 globalisht. Ai u përhap fillimisht në Wuhan, në Kinë por me lëvizjen e njerëzve nuk munguan as të infketuarit në shtete të ndryshme të botës. Ndërkohë Kina, ka ndërtuar një spital në vetëm 10 ditë. Spitali Huoshenshan  u hap për pacientët e tij të parë të hënën, pak më shumë se një javë pasi filloi puna për hapjen e themeleve. Shumë shpejt, dyert i hap edhe Spitali Leishenshan, që pritet të akomodojë përkatësisht deri në 1.500 pacientë.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota coronavirus organizata boterore e shendetit tedros adhanom ghebreyesus coronavirus organizata boterore e shendetit tedros adhanom ghebreyesus

Sondazh

Poll