Bota

Leja për shitjen e gazit lotsjellës në Shqipëri/ Policia e Kosovës: E dha Pacolli. Ish-ministri: Shpifje primitive

11 Shkurt 2020, 14:17 Nga DOSJA
Leja për shitjen e gazit lotsjellës në Shqipëri/ Policia e

KOSOVË- Policia e Kosovës, përmes një reagimi zyrtar lidhur më çështjen e gazit lotsjellës që ishte dërguar nga Kosova në Shqipëri, ka konfirmuar këtë gjë. Në deklaratë thuhet se është huazuar gaz lotsjellës për policinë shqiptare gjatë vitit të kaluar dhe se një gjë e tillë është bërë me miratimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës, që atë kohë udhëhiqej nga Ekrem Mustafa, si dhe nga Ministria e Punëve të Jashtme.

NJOFTIMI I PLOTË I POLICISË: 

Policia e Kosovës, përmes këtij informacioni zyrtar, informon opinionin publik dhe mediat lidhur me huazimin e gazit lotsjellës Policisë së Shtetit të Shqipërisë, që është realizuar në vitin e kaluar. Huazimi i gazit lotsjellës fillimisht është bazuar në Marrëveshjen e Bashkëpunimit në mes të dy institucioneve policore si dhe mbi pëlqimin e realizuar nga të dy ministritë kompetente, ajo e Punëve të Brendshme dhe e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës. Në aspektin ligjor, paraprakisht janë marrë mendimet pozitive edhe nga ana e Zyrës Ligjore e Ministrisë së Punëve të Brendshme të RKS-së dhe e Policisë së Kosovës, përfshirë edhe pëlqimin e dhënë nga ana e kompanisë prodhuese të gazit lotsjellës. Bazuar në procedurat e parapara ligjore, marrëveshjen e bashkëpunimit të hartuar mbi bazën ligjore, pëlqimin dhe autorizimin e ministrive kompetente, pëlqimin e kompanisë dhe mendimin pozitiv të zyrave ligjore, është bërë huazimi i gazit lotsjellës”, shtohet më tej në sqarim.

Nga ana tjetër, ish-ministri Behgjet Pacolli ka reaguar, duke thënë se ministria që ka drejtuar, nuk ka lëshuar asnjëherë leje për transferimin apo shitjen e gazit lotësjellës në Shqipëri.

Përmes një postimi në Facebook, Pacolli ka shkruar se dikush është duke e dezinformuar publikun për këtë ngjarje. Pacolli e quan shpifje primitive.

REAGIMI I PLOTË I BEHGJET PACOLLIT:

Kam ndjekur diskutimet për çështjen e transferimit të gazit lotësjellës nga Policia e Kosovës në Shqipëri.Njerëzit me qëllim të keq kanë lakuar emrin tim në këtë çështje dhe dua ta bëj të qartë një gjë.Ministria e Punëve të Jashtme gjatë mandatit tim nuk ka lëshuar asnjëherë leje për transferimin ose shitjen e gazit lotësjellës ose ndonjë pajisje tjetër policore në Shqipëri ose në ndonjë vend tjetër.Ky nuk është roli i Ministrisë së Punëve të Jashtme. Ata që gënjejnë dhe dezinformojnë publikun gabimisht kanë zgjedhur një çështje që është e rreme si teme.Çdo përpjekje e kujtdo që të përfshijë Ministrinë e Punëve të Jashtme në dërgimin e gazit lotësjellës në Shqipëri ndërsa isha ministër është një shpifje primitive, çnjerëzore dhe gënjeshtër e njerëzve të këqij dhe të irrituar primitiv. Është e qartë se një keqinformim i tillë motivohet nga dikush që dëshiron të çoroditet politikisht dhe synon vetëm ta dëmtojë emrin tim.Të gjithë ata që kanë diçka të ndajnë provat ose të mos shpifin. Unë do të kërkoj marrjën e masave ligjore kundër të gjithë atyre që gënjejnë, sepse ata duhet të mbahen përgjegjës për fjalët e tyre publike.

Një ditë më para mediat në Kosovë kanë zbulluar dokumenti ku thuhej se gazi lotsjellës që është përdorur në protestat e opozitës është marrë nga Policia e Kosovës.

(A.B. A.M/ Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni gazi lotsjellës policia e kosoves gazi lotsjellës policia e kosoves

Sondazh

Poll