Bota

E hëna ishte dita e parë që vdiqën mbi 100 njerëz nga koronavirusi, në një ditë të vetme në Kinë

11 Shkurt 2020, 14:06 Nga DOSJA
E hëna ishte dita e parë që vdiqën mbi 100 njerëz nga

KINA– Gjithsej 108 njerëz në Kinë vdiqën nga koronavirusi  Whan të hënën, sipas Komisionit Kombëtar të Shëndetit të vendit (NHC), duke shënuar për herë të parë që numri i vdekjeve në një ditë ka kaluar 100.

Numri i vdekjeve çdo ditë në territorin e Kinës është rritur në mënyrë të vazhdueshme gjatë javëve të fundit, pasi autoritetet kineze filluan publikimin e shifrave të përditshme.

Bilanci

10 shkurt: 108 vdekje

9 shkurt: 97 vdekje

8 shkurt: 89 vdekje

7 shkurt: 86 vdekje

6 shkurt: 73 vdekje

5 shkurt: 73 vdekje

4 shkurt: 65 vdekje

3 shkurt: 64 vdekje

2 shkurt: 57 vdekje

1 shkurt: 45 vdekje

31 janar: 46 vdekje

30 janar: 43 vdekje

29 janar: 38 vdekje

28 janar: 26 vdekje

27 janar: 26 vdekje

26 janar: 24 vdekje

25 janar: 15 vdekje

24 janar: 16 vdekje

23 janar: 8 vdekje

Koronavirusi në Kinë ka shkaktuar vdekjen e 1016 personave, përfshirë një në Filipine dhe një Hong Kong, ndërsa raportohet se në shkallë globale janë të infektuar mbi  42 mijë njerëz. Ky virus u përhap fillimisht në Whan, në Kinë por me lëvizjen e njerëzve të infektuar virusi është përhapur në 25 vende të Botës. OBSH ka dërguar në Kinë një grup ekspertësh ndërkombëtarë prej 10-15 persona për të ndihmuar në gjendjen alarmante të Koronavirusit, ndërsa BE-ja ka njoftuar se më 13 shkurt do  të mbajë një mbledhje të jashtëzakonshme për Koronavirusin. Ndërkohë Kina, ka ndërtuar një spital në vetëm 10 ditë. Spitali Huoshenshan Huoshenshan u hap për pacientët e tij të parë të hënën e kaluar, pak më shumë se një javë pasi filloi puna për hapjen e themeleve.

Burimi: CNN 

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota 1016 vitkima nga koronavirusi 108 viktima ne nej dite koronavirusi në kinë 1016 vitkima nga koronavirusi 108 viktima ne nej dite koronavirusi në kinë

Sondazh

Poll