Politike

12 Shkurt 2020, 07:35 Nga DOSJA

TIRANE– Kuvendi i Shqipërisë votoi mbrëmjen e sotme pas një seance të gjatë ndryshimet ligjore për mënyrën se si do të betohen anëtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe Kryeprokurori. Projektligji u miratua me 87 vota pro, 15 kundër, 4 abstenim.

Pas 10 ditësh mungesë kryeministri Edi Rama ka qenë prezent sot në seancën plenare ku janë prezantuar për deputetët 5 projektligje të paketës Anti-KÇK. Kryeministri tha se nuk ka më falje për të gjithë ata që kanë bërë para në kurriz të shqiptarëve dhe vajzave të tyre, drogës, dhe aktivitetit të paligjshëm. Kryeministri ishte i prerë kur tha se të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët që shkelin ligjin, lirojnë të dënuar dhe nuk justifikojnë dot pasurinë “nuk do të flenë disa netë në shtëpi, por do të shkojnë tek shokët me të cilët kanë bërë pasurinë”, duke nënkuptuar burgun.

Më herët, Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj i ka dhënë përgjigjie pyetjeve të deputetëve të opozitës së re, për rendin, sigurinë dhe rritjen e kriminalitetit. Ministri Sandër Lleshaj zgjodhi t’i përgjigjej pyetjeve të Lefter Maliqit, ku tha se është goditur krimi dhe se situata e rendit është në shifrat më të mira historike. Lleshaj iu përgjigj edhe akuzave se policia e Shtetit ka përdorur gaz të marrë nga Kosova, lajm i bërë publik nga mediat kosovare, dhe mohoi që ky gaz të jetë përdorur.

Disa nga deputetët e opozitës që kanë kërkuar këtë interpelancë janë Lefter Maliqi, Halil Jakimi dhe Artur Roshi. Ministri Sandër Lleshaj zgjodhi t’iu përgjigjej pyetjeve të Lefter Maliqit, ku tha se është goditur krimi, dhe se situata e rendit është në shifrat më të mira historike.

Lleshaj iu përgjigj edhe akuzave se policia e Shtetit ka përdorur gaz të marrë nga Kosova, lajm i bërë publik nga mediat kosovare, dhe mohoi që ky gaz të jetë përdorur. Ministri zgjodhi gjithashtu të përgjigjej për kultivimin e kanabisit kur tha se në Shqipëri kanabisi është goditur dhe për këtë tregues është çmimi i lartë, që siç tha ministri ka kapur vlerën rekord të 800 eurove për kilogram.

Nga ana tjetër, përballë tij u vu Lefter Maliqi, i cili nuk i kurseu akuzat për  ministrin e Brendshëm, kryeministrin, qeverinë, por edhe ambasadorin e Bashkimit Evropian, Luigi Soreca, i cili sipas tij bën gabim kur thotë “ndiq paranë”.

 

Kjo është interpelanca e dytë për ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj. Në seancën e 3 shkurtit u zhvillua interpelanca e kërkuar nga deputeti Artur Roshi me ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshajn, për ekstradimin e mësuesit turk, Harun Çelik, por edhe për çështje të tjera, përfshirë kanabisin. Për këtë çështje ministri Lleshaj deklaroi se të gjithë personat që nuk kanë dokumentacion të rregullt do të dëbohen nga Shqipëria.

(j.v;f.g/Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama ligji special per kck sander lleshaj seancë plenare 12 shkurt 2020 edi rama ligji special per kck sander lleshaj seancë plenare 12 shkurt 2020

Sondazh

Poll

Politike 11 Shkurt 2020, 20:07

TIRANË– Biznemeni për të cilin kryeministri Edi Rama foli ditën e sotme gjatë fjalës që mbajti në ceremoninë e 100-vjetorit të Tiranës si qytet është Ramë ...