Politike

“I njoh të gjithë”/ Basha hutohet me fletën e ministrave të qeverisë dhe ngec para gazetares: Me emra dhe mbiemra jo! F

11 Shkurt 2020, 22:28 Nga DOSJA
“I njoh të gjithë”/ Basha hutohet me fletën e

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha është shprehur se nuk i njeh të gjithë ministrat e qeverisë aktuale. I pyetur nga gazetarja e “Opinion”, e cila kishte dalë në terren për të pyetur njerëzit dhe për të parë se sa mirë i njohin ata ministrat e që rastësisht takoi Bashën, kreu i PD-së na bëri mjaft konfuzë me përgjigjet e tij.

Pjesë nga biseda

Gazetarja: Kë njihni nga ministrat në foto.

Lulzim Basha: Të gjithë.

Gazetarja: Të gjithë?

Lulzim Basha: Sigurisht.

Gazetarja: Cilin?

Lulzim Basha: Ju e dini që i njoh të gjithë apo jo? Keni dalë që të pyesni njerëzit. Prit tani që të jemi të saktë. Me emër dhe mbiemër nuk i njoh të gjithë as unë.

Më pas kryedemokrati u largua duke qeshur, ndërsa kjo situatë u komentua edhe në studion e emisionit “Opinion”. Ishte i pari gazetari Blendi Fevziu i cili shpërthe në të qeshura teksa përsëriste fjalët e Bashës. “E kapi rastësisht se janë këto kohët që Basha po bën një super PR dhe ecën rrugëve, ahahhahaha,”- tha Fevziu dhe kërkoi ta rishikonte videon.

Ky nuk është kompliment për Lulzim Bashën, sepse duhet t’i njohë mirë armiqtë,”- tha Mira Kazhani.

Ai ndoshta s’i konsideron armiq ata, por kjo është e tmerrshme. Nëse një kryetar opozite nuk njeh ministrat tregon se ata nuk janë fare në “radar”,”- tha Fevziu.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike blendi fevziu lulzim basha lulzim basha nuk njeh ministrat mira kazhani blendi fevziu lulzim basha lulzim basha nuk njeh ministrat mira kazhani

Sondazh

Poll

Politike 11 Shkurt 2020, 20:07

TIRANË– Biznemeni për të cilin kryeministri Edi Rama foli ditën e sotme gjatë fjalës që mbajti në ceremoninë e 100-vjetorit të Tiranës si qytet është Ramë ...