Bota

Shkencëtarët britanikë testojnë vaksinën kundër Koronavirusit tek minjtë

11 Shkurt 2020, 13:54 Nga DOSJA
Shkencëtarët britanikë testojnë vaksinën kundër

LONDËR– Koronavirusi tashmë në Kinë ka marrë më shumë se 1000 jetë njerëzish dhe ka infektuar mbi 42 mijë të tjerë, ndërsa akoma nuk është gjetur vaksina kundër këtij virusi vdekjeprurës.

Së fundmi një ekip me shkencëtarë britanikë kanë deklaruar se janë të parët që kanë nisur testimin e kafshëve me një vaksinë për koronavirusin e ri.

Sipas mediave të huaja studiuesit në “Imperial College London” kanë deklaruar se qëllimi i tyre ishte të  gjenin ilaçin kundër-virusit në Kinë, deri në fund të 2020. Por nëse vërtet ky virus i ngjashëm me SARS do të zgjasë deri në fund të këtij viti, me shumë gjasa do të vrasë me miliona njerëz në Kinë por jo vetëm, pasi po përhapet me ritme shumë të shpejtja.

“Në momentin që sapo kemi vendosur vaksinën që kemi gjeneruar nga këto baktere në minj,” – tha studiuesi Imperial College London Paul McKay në AFP ditën e djeshme.

Ai tha ndër të tjera se po shpresojnë që në javët në vazhdim do të jetë më e lehtë për ta që të përcaktojnë një përgjigje nga testi tek minjtë.

“Ne jemi duke shpresuar që gjatë javëve të ardhshme  të jemi në gjendje të përcaktojmë përgjigjen që mund të shohim tek ata minj, në gjakun e tyre, përgjigjen e antitrupave të tyre ndaj koronavirusit.”- ka shkruar ai.

Koronavirusi në Kinë ka shkaktuar vdekjen e 1016 personave, përfshirë një në Filipine dhe një Hong Kong, ndërsa raportohet se në shkallë globale janë të infektuar mbi  42 mijë njerëz. Ky virus u përhap fillimisht në Whan, në Kinë por me lëvizjen e njerëzve të infektuar virusi është përhapur në 25 vende të Botës. OBSH ka dërguar në Kinë një grup ekspertësh ndërkombëtarë prej 10-15 persona për të ndihmuar në gjendjen alarmante të Koronavirusit, ndërsa BE-ja ka njoftuar se më 13 shkurt do  të mbajë një mbledhje të jashtëzakonshme për Koronavirusin. Ndërkohë Kina, ka ndërtuar një spital në vetëm 10 ditë. Spitali Huoshenshan Huoshenshan u hap për pacientët e tij të parë të hënën e kaluar, pak më shumë se një javë pasi filloi puna për hapjen e themeleve.

Burimi: CNN 

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota 1016 vitkima nga koronavirusi koronavirusi në kinë shkencëtarët britanikë virusi ne kine 1016 vitkima nga koronavirusi koronavirusi në kinë shkencëtarët britanikë virusi ne kine

Sondazh

Poll