Politike

VIDEO/ Tenderat korruptivë, drejtoresha e AKSH-it Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Dosja.al, ka siguruar pamjet nga momenti që Karçanaj është futur në ambientet e SPAK. Ndërkohë që nuk dihet nëse Karçanaj është shoqëruar dhe nga avokati i saj.

3 Dhjetor 2025, 13:58 Nga I.A
VIDEO/ Tenderat korruptivë, drejtoresha e AKSH-it Mirlinda Karçanaj
Mirlinda Karçanaj

TIRANË- Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Informacionit Mirlinda Karçanaj ka shkuar në Prokurorinë e Posaçme ditën e sotme. Shkak për thirrjen e Karçanajt janë bërë hetimet që SPAK ka nisur në lidhje me tenderat që ka dhënë AKSH-i.

Dosja.al, ka siguruar pamjet nga momenti që Karçanaj është futur në ambientet e SPAK. Ndërkohë që nuk dihet nëse Karçanaj është shoqëruar dhe nga avokati i saj.

AKSHI është një nga institucionet më të përfolura për korrupsion në vend. Ky institucion vitet e fundit është përfshirë në disa skandale të madhe, që nga cënimi i të dhënave personale të qytetarëve e deri tek dyshimet për përdorimin e tyre për qëllime politike.

"Soft & Solution” mbetet një ndër përfitueset më të mëdha të kontratave publike në sektorin e teknologjisë së informacionit. Beqiri u bë i njohur për publikun në vitin 2021, kur ai ishte një inxhinier elektronik dhe drejtor i IT-së në Universitetin e Tiranës dhe u thirr si ekspert në procesin gjyqësor ndaj Ilir Metës në Gjykatën e Lartë. /Dosja.al

mirlinda karçanaj

Sondazh

Poll