Politike

"Nuk mund të jenë të përditshme, por do jenë në të gjithë territorin e Shqipërisë"/ Berisha: Unë e bëra Foltoren për të shpëtuar PD-në nga kontrolli mafioz i Edi Ramës

Nga selia blua, ai tha se këto foltore do të shërbejnë si hapësira ku demokratët dhe qytetarët mund të debatojnë, të propozojnë, të kritikojnë dhe të japin sugjerimet e tyre mbi situatën aktuale politike.

3 Dhjetor 2025, 12:37 Nga E. D
"Nuk mund të jenë të përditshme, por do jenë
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha deklaroi se foltoret e Partisë Demokratike nuk do të jenë të përditshme, por do të zhvillohen në të gjithë territorin e Shqipërisë. Nga selia blu, ai tha se këto foltore do të shërbejnë si hapësira ku demokratët dhe qytetarët mund të debatojnë, të propozojnë, të kritikojnë dhe të japin sugjerimet e tyre mbi situatën aktuale politike.

"Foltoret nuk mund të jenë të përditshme, por do jenë në të gjithë territorin e Shqipërisë. Jemi në atë situatë që krahas analizës që do bëhet do ketë edhe foltore në të gjithë territorin e vendit, ku demokratët, por edhe qytetarët të debatojnë, të propozojnë, të kritikojnë, të sugjerojnë ato që mendojnë për këtë situatë.

E bëra brenda strukturave për faktin se kreu i strukturave kishte tradhtuar kauzën e mbarë demokratëve. E bëra për të shpëtuar PD-në nga kontrolli mafioz i Edi Ramës dhe të tjerëve, dhe i sorosianëve. E bëra sepse Edi Rama i kishte hapur dy procese Lulzim Bashës, njërin për Toyota Yaris, tjetrin për Nik Muzinin dhe çonte Engjëll Agaçin dhe e gradonte si donte. E bëra për të shpëtuar forcën kryesore të opozitës nga kontrolli mafioz i Edi Ramës...
...Jo, nuk kam 30 vite. Unë jam modeli i dorëheqjes në Shqipëri. Kam dhënë dorëheqje si President i Republikës,

kam dhënë dorëheqje si kryetar partie, kam dhënë dorëheqje si kryeministri vendit. Kam drejtuar opozitë, pastaj kam dalë pothuajse një deputet i thjeshtë. Jo, nuk është ashtu. Unë përsëri po luftoj për një mision në kushte shumë të vështira, mbrojtjen e votës së qytetarëve. Ajo është realizuar në konceptin që kam unë për mbrojtjen e votës. Tani vazhdoj misionin për të përmbysur së bashku me shqiptarët, për të motivuar shqiptarët të çlirohen nga kjo diktaturë. Kaq!" tha Berisha./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll