Politike

Avokati i Popullit! Dërgoi me firmat e saj 7 kandidatë në Kuvend, PD tërhiqet nga mbështetja e tyre

Sipas PD-së, nënshkrimet e deputetëve të opozitës janë dhënë përpara se Komisioni i Ligjeve të shpallte listën e kandidatëve të kualifikuar.

3 Dhjetor 2025, 15:30 Nga M.L
Avokati i Popullit! Dërgoi me firmat e saj 7 kandidatë në Kuvend,
Foto ilustruese

TIRANA- Partia Demokratike ka tërhequr sot të gjitha firmat e vendosura për kandidatët për postin e Avokatit të Popullit, duke theksuar se ende po pret një përgjigje zyrtare nga Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi.

Sipas PD-së, nënshkrimet e deputetëve të opozitës janë dhënë përpara se Komisioni i Ligjeve të shpallte listën e kandidatëve të kualifikuar.

Pas këtij vendimi, deputetët opozitarë kanë vendosur të tërheqin çdo firmë të vendosur më herët dhe kanë propozuar ngritjen e një procesi transparent për përzgjedhjen e kandidatit, të dakordësuar mes mazhorancës dhe opozitës.

Sqarim për mediat:

Për shkak të interesit të mediave mbi kandidatët për Avokat Populli, ju sqarojmë se:

Nënshkrimet e deputetëve të opozitës janë dhënë përpara kualifikimit të kandidatëve nga Komisioni i Ligjeve, pavarësisht se kur kandidatët vetë i kanë depozituar në Kuvend dhe një pjesë prej tyre i kanë përdorur në kundërshtim me ligjin si propozim për votim (gjë që nuk është e vërtetë) në kuptim të nenit 9 të ligjit për Avokatin e Popullit.

Pas vendimit të Komisionit të Ligjeve, që i është njoftuar zyrtarisht grupeve parlamentare, që “1 deputet mbështet vetëm 1 kandidat sipas ligjit”, deputetët e opozitës kanë tërhequr të gjitha nënshkrimet e dhëna paraprakisht, dhe kanë propozuar ndërtimin e një procesi transparent përzgjedhje mazhorancë-opozitë. Mbetemi në pritje të përgjigjes institucionale të Kryetarit të Kuvendit për të proceduar më tej. Tërheqja e nënshkrimeve depozitohet zyrtarisht në Kuvend.

 

pd

Sondazh

Poll