Politike

“Gjeni kohë të mbroni hajdutët, por jo qytetarët”/ Balliu mazhorancs: Tre atentate në dy javë, ku është ministrja e Mbrojtjes të japë llogari! Në sallë nuk ka asnjë...

Nga foltorja e Kuvendit, ai u shpreh se ministrat të cilët duhet të japin llogari për situatën e krijuar, mungojnë në sallën e Kuvendit, ndërsa kujtoi se ministrja e Mbrojtjes duhet të jepte sot llogari për 3 atentate të ndodhura në 2 javë.

2 Dhjetor 2025, 21:14 Nga E. D
“Gjeni kohë të mbroni hajdutët, por jo
Klevis Balli

TIRANË- Demokrati Klevis Balliu ka deklaruar se mazhoranca po bën gjithçka që të mbrojë hajdutët, por nuk bëj në asgjë për të mbrojtur dhe dalë në krah qytetarëve. Nga foltorja e Kuvendit, ai u shpreh se ministrat të cilët duhet të japin llogari për situatën e krijuar, mungojnë në sallën e Kuvendit, ndërsa kujtoi se ministrja e Mbrojtjes duhet të jepte sot llogari për 3 atentate të ndodhura në 2 javë.

“Nuk ka lagje e rrugicë që të shkosh e të çohet një qytetar e të flasë për vjedhjet e këtij qyteti. Kjo sallë në vend të zgjidhë prodhon halle për shqiptarët. Me një arrogancë të tmerrshme çdo denoncim i opozitës përbuzet e thonë janë shpifje. DASH dhe Europol shpifin kur thonë jeni vend narko trafikantësh?

Si ka mundësi që kjo qeveri gjen kohë të shkojë në GJK e të paguajë analistë të thonë Balluku është e mirë. Gjeni kohë të mbroni hajdutë por jo të ndërtoni një kopësht e shkollë në Astir. Për një trafikant gjenden mënyra të shmangen procedurat por për qytetarët që përmbyten nuk thuhet asgjë. Në sallë nuk ka asnjë ministër të japë llogari. 3 atentate për 2 javë, ku është ministrja e Brendshme?

Çlidhje keni ju me patriotizmin, ju që krenoheshit në arenat ndërkombëtare, kryeministri juaj, që thoshte nuk shkoj mirë me kryeministrin e Kosovës, por shkoj mirë me atë të Serbisë. Jeni kthyer në sallë hajdutes që justifikojnë vjedhjet e tyre dhe bëjnë propagandën e zakonshme. Bëni mirë që bëni kështu sepse ne nuk vijmë të gjithë këtu e t’ju nxjerrim të gjithëve jashtë, siç ua bëni ju shqiptarëve”, deklaroi Balliu./Dosja.al

klevis balliu

Sondazh

Poll