Politike

VIDEO/ Rama pjesë e Konferencës në Vjenë: Privilegj të isha në panelin e forumit ‘Time To Decide Europe 2025’

Kryeministri është i ftuar nderi për të drejtuar një nga panelet e konferencës, që shqyrton çështje mbi të ardhmen e Evropës.

2 Dhjetor 2025, 19:59 Nga E. D
VIDEO/ Rama pjesë e Konferencës në Vjenë: Privilegj të
Edi Rama

VJENË- Kryeministri Edi Rama ka udhëtuar drejt Vjenës, për të marrë pjesë në Konferencën “Time to decide Europe 2025”. Kryeministri është i ftuar nderi për të drejtuar një nga panelet e konferencës, që shqyrton çështje mbi të ardhmen e Evropës. Duke ndarë pamje në rrjetet sociale nga konferenca, Rama shkruan se 'është privilegj të isha në panelin e forumit ‘Time To Decide Europe 2025’'.

“Në Konferencën “Time To Decide Europe 2025”, një forum i nivelit të lartë që trajton çështje kyçe mbi të ardhmen e Europës, ku marrin pjesë liderë politikë, ekspertë të diplomacisë, ekonomisë dhe sigurisë, e ku ishte privilegj të merrja pjesë si i ftuar nderi në drejtimin e njërit prej paneleve, si edhe në konkluzionet përfundimtare”, shkruan kryeministri Rama, teksa publikon pamjet nga Vjena./Dosja.al

edi rama

Sondazh

Poll