Politike

U çuditëm, një mbledhje vetëm me shkarkimin e Peleshit? I riu sugjerime Berishës: Harxhim në resurset tona! Nuk besoj se PD ka vetëm një temë për të folur

Gjatë takimit, një të rinjve, pjesë e strukturave të PD, shprehur disa pakënqësi për Partinë Demokratik, duke thënë se është e habitshme që të PD të merret vazhdimisht vetëm me një çështje. Ai shtoi se u ishte e çuditshme se si u morën një mbledhje vetëm me shkarkimin e Niko Peleshit, që sipas tij është një harxhim në resurset e tyre.

2 Dhjetor 2025, 21:47 Nga E. D
U çuditëm, një mbledhje vetëm me shkarkimin e Peleshit?  I
pamje nga takimi

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Bersisha zhvilloi një takim me qytetarët e njësisë nr.9 në Tiranë, ku ai e quajti si  foltorja e parë e turit. Gjatë takimit, një të rinjve, pjesë e strukturave të PD, shprehur disa pakënqësi për Partinë Demokratik, duke thënë se është e habitshme që të PD të merret vazhdimisht vetëm me një çështje. Ai shtoi se u ishte e çuditshme se si u morën një mbledhje vetëm me shkarkimin e Niko Peleshit, që sipas tij është një harxhim në resurset e tyre.

“Mendova se kur nisët për herë të parë Foltoren, të gjithë ishim shumë entuziastë që kjo anë në PD do merrte drejtim. Kush deputet nuk merrte rezultate e duhura do të shkarkohej apo nuk do t’i jepej mundësia të vijonte rrugën. Është shumë e thjeshtë të rrish me rrogën e deputetit në opozitë, dhe e vështirë kur je demokrat i thjeshtë. Analiza që do të bëhej do të ishte motivim për ne që jemi aktivizuar. Unë jam aktivizuar kur ishim në opozitë. Unë nuk e njoh pushtetin, na mban inati dhe logjika e ideali që aktivizohemi me PD.

Kur unë shoh që një person që nuk ka pasur rezultate të mira, promovohet në PD, unë si i ri dekurajohem. Kjo është arsyeja që shumë njerëz janë të painkurajuar, mezi mbushim komisionet. Më duket habi që të merremi kaq shumë kohë vetëm me një çështje. Kjo PD që është mbledhëse e 600 mijë votave, nuk besoj se vetëm një temë për të folur gjatë gjithë kohës. U çuditëm si u morëm një mbledhje vetëm me shkarkimin e Niko Peleshit, një harxhim në resurset tona”, deklaroi i riu.

Në përgjigje, Lideri i opozitës e falenderoi të riun për sugjerimet që bëri dhe theksoi se këto gjëra do korrigjohen.

“Faleminderit për sugjerimet që ke bërë… ardhja e deputetëve të ju duhet dhe do të jetë konstante. Do e korrigjojmë”, iu përgjigj Berisha./Dosja.al

 

sali berisha tirane

Sondazh

Poll