Politike

Eno Bozdo: 1 mijë hektarë tokë të përmbytura në Berat, fermerët duhet të dëmshpërblehen.

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Bozdo tha se fermerëve u shtohet dhe humbja e mijërave kokë bagëti.

2 Dhjetor 2025, 18:17 Nga E.d
Eno Bozdo: 1 mijë hektarë tokë të përmbytura në
Eno Bozdo

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Eno Bozdo ka deklaruar se 1 mijë hektarë tokë janë të përmbytura në Berat. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Bozdo tha se fermerëve u shtohet dhe humbja e mijërave kokë bagëti.

Problem tjetër tha se është edhe sistemi i kanaleve kulluese, i cili nuk funksionojnë. Bozdo  tha se fermerët duhet të dëmshpërblehen, pasi mbështetja e shtetit ndaj tyre është e domosdoshme.

"Situata në Berat pa përmbytjeve është e rëndë. Afro 1 mijë hektarë tokë të përmbytura. Për fat të keq fermerëve u shtohet dhe humbja e mijërave kokë bagëti. Problem janë sistemi i kanaleve kulluese që nuk funksionojnë. Shumë para janë investuar në ndërtimin e argjinaturave të cilët nuk rezistuan. Infrastruktura kulluese në mëshirë të fatit, Argjinaturat të ndërtuara me cilësi të dobët.

Është e domosdoshme mbështetja e shtetit. Fermerët duhet të dëmshpërblehen. Fermeri shqiptar në këtë qeverisje është i lënë mënjanë, i përbuzur e për ta kujtohen vetëm kur vijnë zgjedhjet dhe ju kërkojnë votën. I bëj thirrje qeverisë për dëshmshpërblim 100% të fermerëve nga dëmet e shkaktuara.”, tha Bozdo./Dosja.al

eno bozdo 1 mijë hektarë berat

Sondazh

Poll