Politike

"Tani kuptuam ç’doni të thoni me standard europian"/ Arrestimi i Federica Mogherini, Zhupa- mazhorancës: Ose i stërvitni ju të korruptohen, ose…

Gjatë fjalës së saj në Kuvend, Zhupa tha se Kolegjit të Evropës iu dha 17 milionë euro nga taksat e shqiptarëve për tu ndërtuar. 

2 Dhjetor 2025, 16:26 Nga E.d

"Tani kuptuam ç’doni të thoni me standard europian"/

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka deklaruar sot se me arrestimin e Federica Mogherini, u kuptua çfarë nënkuptohet me standard evropian. Gjatë fjalës së saj në Kuvend, Zhupa tha se Kolegjit të Evropës iu dha 17 milionë euro nga taksat e shqiptarëve për tu ndërtuar. 

“Sot e kuptuam të gjithë se çfarë nënkuptojmë me standard evropian, nënkuptojmë me standard Evropian që keni adoptuar me Frederica Mogherini. Që e keni rektore në Kolegjin e Evropës. Jam në një dilemë, nëse këta janë të korruptuar dhe zgjedhin si shokët e tyre për të bashkëpunuar në Shqipëri apo vijnë dhe masterizohen nga mjeshtrave qeverisë për tu korruptuar.

Bëhet fjalë për një vendim, i Këshilli Kombëtar të Territorit që ka miratuar një leje zhvillimi për një kampus universitar që u zhduk de iu dha Kolegjit të Evropës. Iu dhanë dhe 17 milionë euro nga taksat e shqiptarëve për tu ndërtuar. Si mund ta fusnim këtë në diskutimin e rendit të ditës për të diskutuar se ku kanë shkruar taksat e shqiptarëve”, tha Zhupa./Dosja.al

federica mogherini opozita ina zhupa

Sondazh

Poll