Politike

"Kemi kërkuar dëmshpërblimin për dëmet e krijuara nga përmbytjet"/ Kaso: Kuvendi të zgjedhë, do mbrojë qytetarët apo klientët e qeverisë

Kaso tha se kanë kërkuar dëmshpërblimin për dëmet e krijuara nga përmbytjet. Demokrati shtroi edhe pyetjen se ku shkojnë këto lekë që nuk shërbejnë as për të parandaluar përmbytjet as për të zbutur dëmet e tyre.

2 Dhjetor 2025, 17:55 Nga E. D
"Kemi kërkuar dëmshpërblimin për dëmet e krijuara
Ivi Kaso

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Ivi Kaso foli në Kuvend për dëmet e krijuara në vend nga përmbytjet.  Duke folur për situatën në qarkun e Korçës, Kaso tha se kanë kërkuar dëmshpërblimin për dëmet e krijuara nga përmbytjet. Demokrati shtroi edhe pyetjen se ku shkojnë këto lekë që nuk shërbejnë as për të parandaluar përmbytjet as për të zbutur dëmet e tyre. Në fund ai theksoi se dëmet janë njerëzore dhe ekonomike, por ky kuvend ka në dorë të zgjedhë të mbrojë qytetarët apo të mbrojë klientelën e pushtetit

“Në Maliq përmbytja është humbje dhe dëshpërim bashkë, por çfarë ka ndodhur që i dha dorë përmbytjes. 66 rezervuar me diga janë lënë pa inspektim. Ura e Maliqit ku u hodhën 208 mln lekë për të rinovuar funksionalitetin historik nuk u shërben banorëve se portat nuk funksionuan. Argjinaturat u çanë dhe u përmbytën prodhimet e bujqësisë. Ku shkojnë këto lekë që nuk shërbejnë as për të parandaluar përmbytjet as për të zbutur dëmet e tyre.

Shqipëria nuk mund të jetë vit pas viti në gjendje emergjence, kemi kërkuar dhe kërkojmë marrjen e masave për mirëmbajtjen e kanaleve. Kemi kërkuar hartë rreziku për përmbytjet dhe ndalim të ndërtimeve të paligjshme ne shtratin e lumenjve. Kemi kërkuar vlerësim të plotë të dëmeve, jemi në kohë të marrim masat për dëmshpërblimin për dëmet e krijuara nga përmbytjet. Dëmet janë njerëzore dhe ekonomike, ky kuvend ka në dorë të zgjedhë të mbrojë qytetarët apo të mbrojë klientelën e pushtetit”, tha Kaso./Dosja.al

ivi kaso

Sondazh

Poll