Politike

"Po përdorin Gjykatën Kushtetuese"/ Shehaj: Ekzekutivi dhe kjo mazhorancë po ushtron presion ndaj drejtësisë

Sipas tij ekzekutivi dhe mazhoranca po ushtron presion ndaj drejtësisë, duke përdorur edhe Gjykatën Kushtetuese.

2 Dhjetor 2025, 16:32 Nga E.d
"Po përdorin Gjykatën Kushtetuese"/ Shehaj: Ekzekutivi dhe
Foto ilustruse

TIRANË- Deputeti i Partisë Mundësia, Agron Shehaj ka deklaruar ditën e sotme se Shqipëria është në një moment historik, ku të korruptuarit po dalin para drejtësisë. Nga Kuvendi, Shehaj tha se Rama po sulmon përditë SPAK e prokurorët.

Sipas tij ekzekutivi dhe mazhoranca po ushtron presion ndaj drejtësisë, duke përdorur edhe Gjykatën Kushtetuese. Në fund, ai tha se SPAK duhet të marrë të pandehur PS, sepse PS i ka bërë një dëm prej miliarda euro vendit.

“Është e rëndësishme ajo që po ndodh në Shqipëri, jemi para një momenti historik, të korruptuarit po dalin para drejtësisë. Kryeministri që e ka vartësen të pandehur nga SPAK, po sulmon përditë SPAK e prokurorët. Prokurorët kanë thënë që janë ndjerë të kërcënuar, kanë zbuluar edhe atentate. Ekzekutivi dhe kjo mazhorancë po ushtron presion ndaj drejtësisë, duke përdorur edhe Gjykatën Kushtetuese. SPAK më në fund kanë nxjerrë para drejtësisë, Ballukun, Ametajn, Veliajn. SPAK duhet të marrë të pandehur PS, sepse PS i ka bërë një dëm prej miliarda euro këtij vendi”, tha Shehaj./Dosja.al

agron shehaj shqipëria ps

Sondazh

Poll