Politike

"Ku janë 38 milionë lekët për mirëmbajtjen e hidorvorit ?", Bujar Leskaj: Përmbytjet në Vlorë ishin pasojë e papërgjegjshmërisë së pushtetit qendror dhe vendor

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Leskaj u shpreh rrjeti  i kanalizimeve është i vjetërsuar dhe jo i mirëmbajtur.

2 Dhjetor 2025, 17:46 Nga E.d
"Ku janë 38 milionë lekët për mirëmbajtjen e
Bujar Leskaj

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Bujar Leskaj ka deklaruar ditën e sotme se Vlora është pasqyra e çfarë ndodh me të gjitha qytetet e Shqipërisë. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Leskaj u shpreh rrjeti  i kanalizimeve është i vjetërsuar dhe jo i mirëmbajtur. Deputeti tha se investimet me miliona euro në fakt janë abuzime.

Leskaj tha se në 25 gusht u dhanë 38 milionë lekë për mirëmbajtjen e hidorvorit, ndërsa kërkoi të dijë se ku kanë shkuar këtë para. Sipas tij përmbytjet ishin dhe janë pasojë e papërgjegjshmërisë së pushtetit qendror dhe vendor.

"Vlora është pasqyra e çfarë ndodh me të gjitha qytetet e Shqipërisë. Rrjeti i kanalizimeve është i vjetërsuar dhe jo i mirëmbajtur. Investimet me miliona euro në fakt janë abuzime. Janë kryer pa standard e studime të mirëfillta, pa studim Teknik. Lagje të tëra të Vlorës përmbytjen në çdo reshje e kohë. Qyteti i Vlorës po mbrohet nga 2 pompa të vogla se dhe tenderi që u bë përpara disa muajsh për pompat, përsëri u abuzua dhe u bë një tender korruptiv.

Në 25 gusht u dhanë 38 milionë lekë për mirëmbajtjen e hidorvorit. Kanë deklaruar se janë planifikuar 3 miliardë lekë investime për sistemin kullues. Ku kanë shkuar këto lekë, Këto tenderime përgjithësisht, nuk shoqërohen me asnjë analizë teknike të mirëfilltë e as plan. Këto futen në të njëjtën spirale. Përmbytjet e këtij nëntori, ishin dhe janë pasojë e papërgjegjshmërisë së pushtetit qendror dhe vendor. Kjo është goditje e rëndë për ekonominë dhe turizmin. Vlora është në ndryshmin nga Berati, nuk e kuptoj sesi të jetë qyteti nën ujë dhe të jetë... ndoshta dhe këta duan të kalojnë si Venecia. Askush nuk jep llogari për përmbytjet. Një pjesë e qytetarëve të përmbytur nuk kanë marrë dëmshpërblimin real. Sorollatja e qëllimshme nga bashkia dhe emergjencat civile si dhe ndërhyrje patronazhistësh. Mbi të gjitha nuk ka përgjegjësi dhe përgjegjshmëri. Juve ju duket si fjalë e huaj kjo përgjegjshmëri e llogaridhënie, ju provokon”, tha Bujar Leskaj./Dosja.al

bujar leskaj. pd kuvend

Sondazh

Poll