Bota

Jo dy por katër gjokse, si u tmerrua 22-vjeçarja britanike me zhvillimin në trupin e saj (FOTO)

11 Shkurt 2020, 11:40 Nga DOSJA
Jo dy por katër gjokse, si u tmerrua 22-vjeçarja britanike me

MBRETËRI E BASHKUAR– Phoebe Ellis, nga Hertfordshire, u rrit duke menduar se ajo ishte e mallkuar nga një anomali dhe shkoi plo vite me radhë duke fshehur pjesën e bustit të saj, që nuk përmbante dy gjinj, por plot katër.

Ajo zhvilloi katër gjinj në adoleshencën e saj, por edhe pse këmbëngulte të kryente ndërhyrjen estetike, iu refuzua operacioni katër herë në NHS.

Phoebe Ellis u rrit duke menduar se ajo ishte një rast tmerrues dhe vazhdimisht fshihte gjysmën e sipërme të trupit të saj. Ajo vuri re që kishte nje gji me madhësi e një topi tenisi që po i varej nga sqetulla e saj e majtë kur ishte 12 vjeçe. Por, Phoebe atëherë vuri re një tjetër në anën e saj të djathtë kur ishte 15 vjeçe.

Ajo nuk e kishte idenë se çfarë ishin zgjatjet e çuditshme dhe të dhimbshme dhe u desh një dekadë për të marrë përfundimisht përgjigje. Phoebe iu tha nga mjeku i saj se nuk ishte asgjë për t’u shqetësuar.

Ajo ishte e tmerruar që njerëzit do të vinin re dhe kështu u fsheh. Gjendja u përkeqësua sepse ajo jetoi me familjen e saj në Estepona, Spanjë për tre vjet në atë kohë, dhe nuk frekuentonte dot plazhin. Ajo vazhdimisht kishte frikë se mund të ishte kancer që e bënte atë të ndjehej sikur donte të vriste veten. Gjithashtu ishte në siklet të madh kur ishte me të dashurin.

Edhe pse Phoebe, tani 22 vjeç, shkoi te mjeku i saj katër herë për të kërkuar heqjen e tyre, asaj iu refuzua operacioni sepse problemi vlerësohej si kozmetik.

Por, më në fund  ajo arriti të merrte nga një doktor diagnozën e “gjokseve të tepërta” pjesë mishi që acaroheshin gjatë “cikleve” të saj dhe reagonin ndaj hormoneve.

Burimi: Mirror

R.L/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota anomalia britani nderhyrje estetike vajza me kater gjokse anomalia britani nderhyrje estetike vajza me kater gjokse

Sondazh

Poll