Politike

"Presion i hapur ndaj Gjykatës Kushtetuese", Berisha akuzon Ramën: Mashtroi shqiptarët dhe Europën me interpretimet e rreme për Komisionin e Venecias

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Berisha shkruan se Rama mashtroi shqiptarët dhe Europën me interpretimet e tij të rreme për Komisionin e Venecias.

1 Dhjetor 2025, 17:50 Nga E.d
"Presion i hapur ndaj Gjykatës Kushtetuese", Berisha akuzon
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar sot se Edi Rama ka ushtruar presion të hapur ndaj Gjykatës Kushtetuese. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Berisha shkruan se Rama mashtroi shqiptarët dhe Europën me interpretimet e tij të rreme për Komisionin e Venecias.

Lideri i opozitës,Berisha tha se antikushtetuese nuk është pezullimi i një ministri, por mashtrimi i Edi Ramës.

Mesazhi i plotë

Dje pamë një akt të pashembullt: Edi Rama ushtroi presion të hapur ndaj Gjykatës Kushtetuese, duke mashtruar shqiptarët dhe Europën me interpretimet e tij të rreme për Komisionin e Venecias. Antikushtetuese nuk është pezullimi i një ministri por mashtrimi i Ramës!/Dosja.al

sali berisha edi rama gjykata kushtetuse

Sondazh

Poll