Politike

Nis “Foltorja 2”! Opozita për herë të tretë radhazi tubim para kryeministrisë, kërkohet dorëheqja e Ramës dhe Ballukut

Përpara godinës së Kryeministrisë janë vendosur instalacione simbolike me figurat e disa ish-zyrtarëve të dënuar, përfshirë ish-kryebashkiakët Erion Veliaj dhe Vangjush Dako, si dhe ish-deputetët Alqi Bllako e Ilir Beqaj.

1 Dhjetor 2025, 18:06 Nga M.L
Nis “Foltorja 2”! Opozita për herë të tretë
Foto nga vendngjarja

TIRANA- Opozita zhvillon sot protestën e radhës, të quajtur “Foltorja 2”, ku një nga kërkesat kryesore është dorëheqja e qeverisë. Përpara godinës së Kryeministrisë janë vendosur instalacione simbolike me figurat e disa ish-zyrtarëve të dënuar, përfshirë ish-kryebashkiakët Erion Veliaj dhe Vangjush Dako, si dhe ish-deputetët Alqi Bllako e Ilir Beqaj.

Ndërkohë, në bulevard ka nisur të shtohet prania e qytetarëve dhe mbështetësve të opozitës, të cilët po mblidhen për të marrë pjesë në tubim.

foltorja 2

Sondazh

Poll