Politike

VIDEO/ Ministri Salla krah fermerëve në Konispol: Analizat e certifikuara konfirmojnë sigurinë e mandarinës

Qëllimi i takimit ishte adresimi i shqetësimeve të shfaqura në opinionin publik lidhur me përdorimin e pesticideve në prodhimin e mandarinës.

1 Dhjetor 2025, 16:58 Nga M.L
VIDEO/ Ministri Salla krah fermerëve në Konispol: Analizat e
Andis Salla

SARANDË- Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, zhvilloi një takim në Konispol me grumbulluesit dhe fermerët e zonës, në prani të Kryetarit të Bashkisë Konispol, Ergest Dule. Qëllimi i takimit ishte adresimi i shqetësimeve të shfaqura në opinionin publik lidhur me përdorimin e pesticideve në prodhimin e mandarinës.

Kryetari i Bashkisë, Ergest Dule, informoi se Bashkia Konispol është aktualisht një nga zonat kryesore prodhuese të mandarinës në vend, me rreth 900 hektarë të mbjella. Ai deklaroi se pretendimet për përdorimin e pesticideve të paligjshme nuk bazohen në fakte dhe se fermerët kanë kryer analiza në laboratorë të certifikuar brenda dhe jashtë vendit, të cilat konfirmojnë respektimin e standardeve të sigurisë.

Gjatë takimit, fermerët ritheksuan se nuk përdorin pesticide të palejuara dhe se cilësia e prodhimit është e garantuar përmes praktikave të rregullta të kontrollit dhe vetëmonitorimit.

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, nënvizoi se çështjet e ngritura lidhen edhe me dinamika më të gjera të tregut ndërkombëtar dhe se raste të ngjashme prekin edhe vende të tjera të Bashkimit Europian. Ministri bëri të ditur se në fillim të vitit do të nisë procesi i digjitalizimit të monitorimit të farmacive bujqësore, duke përfshirë licencat, gjurmueshmërinë e produkteve dhe standardizimin e sistemit të qarkullimit të inputeve bujqësore.

Ministri Salla garantoi se Ministria do të vijojë angazhimin për mbështetjen e fermerëve, forcimin e mekanizmave të kontrollit dhe mbrojtjen e prodhimit vendas./ Dosja.al

andis salla

Sondazh

Poll