Aktualitet

U ekzekutua me dy plumba brenda Range Rover/ Del FOTOJA e biznesmenit të vrarë në Elbasan

Mëhalla ishte në gjyq për armëmbajtje pa leje dhe sende të ndaluara dhe një vit me parë atij i është gjetur shkop gome. Gjithashtu ai ishte edhe pronar i një rrjeti taksish po në qytetin e Elbasanit, El Taxi.

1 Dhjetor 2025, 07:34 Nga E. D
U ekzekutua me dy plumba brenda Range Rover/ Del FOTOJA e biznesmenit të
Edmond Hyka alias Mondi Mahalla

ELBASAN- Personi që shihni në foto është biznesmeni që u ekzekutua Elbasan mbrëmjen e kaluar. Mëhalla nuk është person i panjohur për policinë e Elbasanit, pasi 43-vjeçari rezulton i skeduar më parë për shpërndarje narkotikësh dhe armëmbajtje pa leje.

Mëhalla ishte në gjyq për armëmbajtje pa leje dhe sende të ndaluara dhe një vit me parë atij i është gjetur shkop gome. Gjithashtu ai ishte edhe pronar i një rrjeti taksish po në qytetin e Elbasanit, El Taxi.

Po ashtu bëhet me dije se Edmond Hyka alias Mondi Mëhalla gjatë mesjavës që lamë pas ai ishte përfshirë në konflikt me disa persona, pistë të cilën grupi hetimor po e konsideron si të mundshme në zbardhjen e motivit të ngjarjes.

Si ndodhi ngjarja? 

Mbrëmjen e së dielës (30 Nëntor), biznesmeni Edmond Hyka alias Mondi Mëhalla u ekzekutua brenda mjetit të tij tip Range Rover. Trupi i pajetë i 43-vjeçarit u gjet brenda makinës rreth orës 20:35, në lagjen “Emin Matraxhiu” të qytetit të Elbasanit. Viktima sapo kishte dalë nga zyra, në afërsi të së cilës ndodhen bizneset dhe shtëpia e nënës së tij.

Në momentin kur është futur në makinë, është qëlluar me armë zjarri dhe ka marrë tre plumba, dy prej të cilëve në kokë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Më pas në vendngjarje mbërritën shërbimet e Policisë, të cilat kanë ngritur pika kontrolli në të gjitha daljet e qytetit, ndërsa janë bërë kontrolle në zonë dhe në ambiente të ndryshme për kapjen e autorëve.

Gjithashtu automjeti i përdorur nga ekzekutuesit dyshohet të ketë qenë një Audi me ngjyrë të zezë, i cili është larguar me shpejtësi në drejtim të aksit rrugor Elbasan–Librazhd.

Atentatorët pasi janë siguruar se 43-vjeçari ndërroi jetë larguar me Audin e zi në drejtim të aksit Elbasan-Librazhd. Policia ndërkohë njoftoi se një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të krimit dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes./Dosja.al

edmond hyka alias mondi mahalla

Sondazh

Poll