Aktualitet

U ekzekutua me 2 plumba në kokë brenda Ranga Rover/ Nga konflikte tek shpërndarja e narkotikëve, kush janë pistat që po hetohen për vrasjen e biznesmenit

Biznesmeni sapo kishte dalë nga zyra dhe në momentin që është futur në automjetin e tij, është u qëlluar me dy plumba në kokë dhe tre në trup.

30 Nëntor 2025, 22:40 Nga E. D
U ekzekutua me 2 plumba në kokë brenda Ranga Rover/ Nga konflikte
pamje nga vendngjarja

ELBASAN- Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e sotme Elbasanin, ku u ekzekutua biznesmeni Edmond Hyka alias Mondi Mahalla. Biznesmeni sapo kishte dalë nga zyra dhe në momentin që është futur në automjetin e tij, është u qëlluar me dy plumba në kokë dhe tre në trup.

Atentatorët pasi u siguruan se 43-vjeçari ndërroi jetë u larguan me Audin e zi në drejtim të aksit Elbasan-Librazhd. Ndërkohë pista në të cilat po hetohen janë disa. Nga ana e policisë po hetohen gjithashtu konflikte dhe ngjarjet e kaluar, pasi nga hetimet biznesmei ka rezultuar i skeduar dhe i proceduar për shpërndarje të narkotikëve.

Mësohet gjithashtu se Mëhalla ishte në gjyq për armëmbajtje pa leje dhe disa kohë më parë u kap në automjetin e tij nga policia me një shkop gome brenda. Sakaq, hetimet janë përqendruar nëse Mahalla ka patur konflikt të mëparshëm apo konkurrencë lidhur me bizneset e tij. Policia ndërkohë njoftoi se një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të krimit dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes./Dosja.al

edmond hyka alias mondi mahalla

Sondazh

Poll