Aktualitet

FOTOLAJM/ Ekzekutimi i biznesmenit në Elbasan, ja shenjat e plumbave në Range Rover-in ku u qëllua me plumba

Siç shihet edhe në këtë foto në xham dallohen shenjat e plumbave, 2 prej të cilëve e kapën biznesmenin në kokë.

1 Dhjetor 2025, 07:25 Nga E. D
FOTOLAJM/ Ekzekutimi i biznesmenit në Elbasan, ja shenjat e plumbave
pamje nga vendngjarja

ELBASAN- Biznesmeni Edmond Hyka alias Mondi Mëhalla u ekzekutua mbrëmjen e kaluar brenda makinës së tij "Range Rover. Autorët kanë vepruar sapo 43-vjeçari ka dalë nga zyra te karburanti në pronësi të tij.

Menjëherë kur Mëhalla është futur në makinë për tu larguar, autorët i janë afruar tek xhami në vendin e shoferit dhe e kanë qëlluar drejt tij disa herë. Siç shihet edhe në këtë foto në xham dallohen shenjat e plumbave, 2 prej të cilëve e kapën biznesmenin në kokë.

Si ndodhi ngjarja? 

Mbrëmjen e së dielës (30 Nëntor), biznesmeni Edmond Hyka alias Mondi Mëhalla u ekzekutua brenda mjetit të tij tip Range Rover. Trupi i pajetë i 43-vjeçarit u gjet brenda makinës rreth orës 20:35, në lagjen “Emin Matraxhiu” të qytetit të Elbasanit. Viktima sapo kishte dalë nga zyra, në afërsi të së cilës ndodhen bizneset dhe shtëpia e nënës së tij.

Në momentin kur është futur në makinë, është qëlluar me armë zjarri dhe ka marrë tre plumba, dy prej të cilëve në kokë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Më pas në vendngjarje mbërritën shërbimet e Policisë, të cilat kanë ngritur pika kontrolli në të gjitha daljet e qytetit, ndërsa janë bërë kontrolle në zonë dhe në ambiente të ndryshme për kapjen e autorëve.

Gjithashtu automjeti i përdorur nga ekzekutuesit dyshohet të ketë qenë një Audi me ngjyrë të zezë, i cili është larguar me shpejtësi në drejtim të aksit rrugor Elbasan–Librazhd.

Atentatorët pasi janë siguruar se 43-vjeçari ndërroi jetë larguar me Audin e zi në drejtim të aksit Elbasan-Librazhd. Policia ndërkohë njoftoi se një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të krimit dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes./Dosja.al

edmond hyka alias mondi mahalla elbasan atentat

Sondazh

Poll