Aktualitet

Vrasja e biznesmenit/ Të afërmit mbërrijnë në vendngjarje, e motra shpërthen në lot (FOTO)

Sipas informacioneve paraprake, 43-vjeçari ndodhej në makinën e tij, kur u qëllua me armë zjarri nga persona ende të paidentifikuar.

30 Nëntor 2025, 22:14 Nga E. D
Vrasja e biznesmenit/ Të afërmit mbërrijnë në
pamje nga vendngjarja

ELBASAN- Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e sotme Elbasanin, ku u ekzekutua biznesmeni Edmond Hyka alias Mondi Mahalla. Sipas informacioneve paraprake, 43-vjeçari ndodhej në makinën e tij, kur u qëllua me armë zjarri nga persona ende të paidentifikuar.

Ndërkohë janë publikuar edhe momentet, kur familjarët e viktimës mbërrijnë në vendngjarje dhe e motra e 43-vjeçarit shpërthen në lot. Siç u raportua, biznesmeni sapo kishte dalë nga zyra dhe në momentin që është futur në automjetin e tij, është u qëlluar me dy plumba në kokë dhe tre në trup.

Atentatorët pasi u siguruan se 43-vjeçari ndërroi jetë u larguan me Audin e zi në drejtim të aksit Elbasan-Librazhd. Policia ndërkohë njoftoi se një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të krimit dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes./Dosja.al

Sondazh

Poll