Aktualitet

U ekzekutua me dy plumba në kokë/ DETAJE nga vrasje e biznesmenit me dy identitete! Pak ditë më parë ishte përfshirë në një konflikt

Bëhet me dije 43-vjeçari gjatë mesjavës që lamë pas ai ishte përfshirë në konflikt me disa persona, pistë të cilën grupi hetimor po e konsideron si të mundshme në zbardhjen e motivit të ngjarjes.

1 Dhjetor 2025, 07:32 Nga E. D
U ekzekutua me dy plumba në kokë/ DETAJE nga vrasje e biznesmenit me
pamje nga vendngjarja

ELBASAN- Detaje të reja janë zbardhur lidhur me ekzekutimin e biznesmenit në Elbasan Edmond Hyka alias Mondi Mëhalla. Bëhet me dije 43-vjeçari gjatë mesjavës që lamë pas ishte përfshirë në konflikt me disa persona, pistë të cilën grupi hetimor po e konsideron si të mundshme në zbardhjen e motivit të ngjarjes.

Mëhalla nuk është person i panjohur për policinë e Elbasanit, pasi 43-vjeçari rezulton i skeduar më parë për shpërndarje narkotikësh dhe armëmbajtje pa leje. Mahalla ishte në gjyq për armëmbajtje pa leje dhe sende të ndaluara dhe një vit me parë atij i është gjetur shkop gome. Gjithashtu ai ishte edhe pronar i një rrjeti taksish po në qytetin e Elbasanit, El Taxi.

Si ndodhi ngjarja? 

Mbrëmjen e së dielës (30 Nëntor), biznesmeni Edmond Hyka alias Mondi Mëhalla u ekzekutua brenda mjetit të tij tip Range Rover. Trupi i pajetë i 43-vjeçarit u gjet brenda makinës rreth orës 20:35, në lagjen “Emin Matraxhiu” të qytetit të Elbasanit. Viktima sapo kishte dalë nga zyra, në afërsi të së cilës ndodhen bizneset dhe shtëpia e nënës së tij.

Në momentin kur është futur në makinë, është qëlluar me armë zjarri dhe ka marrë tre plumba, dy prej të cilëve në kokë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Më pas në vendngjarje mbërritën shërbimet e Policisë, të cilat kanë ngritur pika kontrolli në të gjitha daljet e qytetit, ndërsa janë bërë kontrolle në zonë dhe në ambiente të ndryshme për kapjen e autorëve.

Gjithashtu automjeti i përdorur nga ekzekutuesit dyshohet të ketë qenë një Audi me ngjyrë të zezë, i cili është larguar me shpejtësi në drejtim të aksit rrugor Elbasan–Librazhd.

Atentatorët pasi janë siguruar se 43-vjeçari ndërroi jetë larguar me Audin e zi në drejtim të aksit Elbasan-Librazhd. Policia ndërkohë njoftoi se një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të krimit dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes./Dosja.al

edmond hyka alias mondi mahalla

Sondazh

Poll