Aktualitet

Në gjyq për armëmbajtje pa leje/ Kush është biznesmeni që u ekzekutua me 2 plumba në kokë, pronar i një karburanti dhe rrjeti taksish

Gjithashtu ai ishte edhe pronar i një rrjeti taksish po në qytetin e Elbasanit, El Taxi. Po ashtu Mahalla nuk është person i panjohur për policinë e Elbasanit, pasi 43-vjeçari rezulton i skeduar më parë për shpërndarje narkotikësh dhe armëmbajtje pa leje.

30 Nëntor 2025, 22:10 Nga E. D
Në gjyq për armëmbajtje pa leje/ Kush është biznesmeni
pamje nga vendngjarja

ELBASAN- Një ngjarje e rëndë ka tronditur vendin mbrëmjen e kësaj të diele, ku biznesmeni Edmond Hyka alias Mondi Mahalla u ekzekutua me 2 plumba në kokë pranë biznesit të tij. 43-vjeçari, rezulton pronar i një karburanti në Elbasan, Xhaxhi Oil, aty ku edhe ka ndodhur vrasja.

Gjithashtu ai ishte edhe pronar i një rrjeti taksish po në qytetin e Elbasanit, El Taxi. Po ashtu Mahalla nuk është person i panjohur për policinë e Elbasanit, pasi 43-vjeçari rezulton i skeduar më parë për shpërndarje narkotikësh dhe armëmbajtje pa leje.

Mahalla ishte në gjyq për armëmbajtje pa leje dhe sende të ndaluara dhe një vit me parë atij i është gjetur shkop gome.  Ndërkohë në pamjet nga vendi i ngjarjes, dallohen disa prej taksive të parkuara tek karburanti ngjitur me Range Rover-in ku u vra 43-vjecari.

Siç u raportua, biznesmeni sapo kishte dalë nga zyra dhe në momentin që është futur në automjetin e tij, është u qëlluar me dy plumba në kokë dhe tre në trup.

Atentatorët pasi u siguruan se 43-vjeçari ndërroi jetë u larguan me Audin e zi në drejtim të aksit Elbasan-Librazhd. Policia ndërkohë njoftoi se një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të krimit dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes./Dosja.al

edmond hyka alias mondi mahalla vrasja ne eblasan policia e elbasanit

Sondazh

Poll

Aktualitet 30 Nëntor 2025, 21:11 E. D

Vrasje me armë zjarri në Elbasan

foto ilustruese ELBASAN- Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e sotme në Elbasan. Dyshohet se është &e...