Aktualitet

Ekzekutimi i biznesmenit në Elbasan/ Policia njoftim zyrtar: 43-vjeçari u gjet i vdekur brenda mjetit! Janë ngritur pika kontrolli në dalje të qyteti

Forcat policore mbërritën menjëherë në vendngjarje dhe ngritën pika kontrolli në dalje të qytetit, ndërsa vijojnë kontrollet në zona të ndryshme për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

30 Nëntor 2025, 21:55 Nga E. D
Ekzekutimi i biznesmenit në Elbasan/ Policia njoftim zyrtar:
foto ilustruese

ELBASAN- Policia ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me vrasjen e biznesmenit Mondi Mahalla, mbrëmjen e sotme në Elbasan. Blutë bëjnë me dije se 43-vjeçari, është gjetur i vrarë me armë zjarri mbrëmjen e sotme në lagjen “Emin Matraxhiu” të Elbasanit. Trupi i tij u gjet brenda një automjeti të parkuar rreth orës 20:35.

Forcat policore mbërritën menjëherë në vendngjarje dhe ngritën pika kontrolli në dalje të qytetit, ndërsa vijojnë kontrollet në zona të ndryshme për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Policia njoftoi gjithashtu se një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të krimit dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes. Autorët ende nuk janë identifikuar.

Njoftimi i Policisë: 

Elbasan / Informacion paraprak. Rreth orës 20:35, është marrë njoftim se në lagjen "Emin Matraxhiu", brenda në një automjet të parkuar, është gjetur, i vrarë me armë zjarri, shtetasi M. M. alias E. H., 43 vjeç.

Në vendngjarje shkuan menjëherë shërbimet e Policisë dhe janë ngritur pika kontrolli në dalje të qytetit, dhe vijojnë kontrollet në zonë e në ambiente të ndryshme, për kapjen e autorit/ëve.

Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për sqarimin e rrethanave, dokumentimin ligjor, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve./Dosja.al

policia

Sondazh

Poll

Aktualitet 30 Nëntor 2025, 21:11 E. D

Vrasje me armë zjarri në Elbasan

foto ilustruese ELBASAN- Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e sotme në Elbasan. Dyshohet se është &e...