Bota

Aktori i martuar Kelvin Fletcher përqafuar me balerinën futet në hotel, gruas ‘i ikën’ truri! Merr vendimin e menjëhers

11 Shkurt 2020, 11:04 Nga DOSJA
Aktori i martuar Kelvin Fletcher përqafuar me balerinën futet në

LONDËR -Kelvin Fletcher dhe Oti Mabuse u panë duke shijuar një mbrëmje në 3.30 të mëngjesit të së shtunës. Aktori i martuar Kelvin, 36 vjeç, u pa duke ecur në hotelin Sanctum Soho në Londër së bashku me ish-partneren e tij magjepsëse të “Strictly Come Dancing”, 29 orë përpara se gruaja e tij, prej pesë viteve ta heqë atë nëpërmjet Instagram-it, mes pretendimeve se ajo ‘u ndje si budallaqe’ .

Kelvin u pa me krahun rreth belit të Otit, ndërsa ata prisnin të futeshin në hotel ku do të mblidheshin me pjesën tjetër të grupit, për të kaluar një mbrëmje mes miqsh. Sidoqoftë, një burim tha për “The Mirror” se gruaja e Kelvinit, Liz, ishte ndjerë e ofenduar pas shfaqjes së fotografive.

“E gjitha ndodhi pak a shumë kur ajo pa fotot. Ajo ka qenë në shtëpi duke u kujdesur për fëmijët, ndërsa ai ka qenë larg në turne duke kaluar një kohë të mirë”,– pohoi një burim pranë çiftit.

Liz, e cila ka qenë në shtëpi me dy fëmijët, një dhe tre vjeç, ndërsa Kelvin performonte në turneun Striktly, u mërzit pasi pa fotot e bashkëshortit, që ende ishin duke pirë në orën 3 të mëngjesit.

R.L/Dosja.al

                                                                                                                                      

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota aktori aktori ne hotel balerina gruaja heq nga instagrami burrin kelvin fletcher aktori aktori ne hotel balerina gruaja heq nga instagrami burrin kelvin fletcher

Sondazh

Poll