Aktualitet

Pësoi arrest kardiak! Ndahet nga jeta në moshën 52-vjeçare, Ipeshkvi i Dioqezës së Sapës, Imzot Simon Kulli

Imzot Simon Kulli u emërua në vitin 2016 si administrator i Dioqezës së Sapës në Vau Dejës, ndërsa një vit më vonë, në 2017, Papa e caktoi Ipeshkëv të kësaj dioqeze.

29 Nëntor 2025, 09:59 Nga M.L

Pësoi arrest kardiak! Ndahet nga jeta në moshën

SHKODËR- Ipeshkvi i Dioqezës së Sapës, Simon Kulli, ka ndërruar jetë papritur mëngjesin e 29 Nëntorit, si pasojë e një goditjeje të shkaktuar nga tensioni i lartë i gjakut. Lajmi është konfirmuar nga burime të afërta me familjen dhe komunitetin kishtar.

Imzot Simon Kulli u emërua në vitin 2016 si administrator i Dioqezës së Sapës në Vau Dejës, ndërsa një vit më vonë, në 2017, Papa e caktoi Ipeshkëv të kësaj dioqeze. Ai mori detyrën duke zëvendësuar Imzot Luçiano Avgustinin, i cili po ashtu kishte ndërruar jetë në mënyrë të parakohshme pas një sëmundjeje të rëndë.

Kisha Katolike e Shqipërisë pritet të nxjerrë një njoftim zyrtar lidhur me ceremoninë e varrimit, ndërsa më pas do të njoftohet edhe emri i Ipeshkvit të ri që do të drejtojë Dioqezën e Sapës.

Sondazh

Poll