Aktualitet

"Kishte përplasje të forta, dëgjuam krisma"/ A pati të shtëna mbrëmjen e djeshme në Elbasan?! Policia shoqëron disa persona, ja çfarë dihet deri më tani

Pasi u mor sinjalizimi, blutë e Elbasanit mbërritën menjhëherë në vendin e raportuar, ku kryen kontrollet e para dhe morën deklarime nga banorët e zonës.

29 Nëntor 2025, 09:25 Nga M.L
"Kishte përplasje të forta, dëgjuam krisma"/ A pati
Policia, foto ilustruese

ELBASAN- Mbrëmjen e djeshme, banorët e një prej lagjeve të qytetit të Elbasanit njoftuan sallën operative për të shtëna me armë zjarri në një banesë. Pasi u mor sinjalizimi, blutë e Elbasanit mbërritën menjhëherë në vendin e raportuar, ku kryen kontrollet e para dhe morën deklarime dhe informacione më të detajuara nga banorët e zonës.

Deri tani, autoritetet bëjnë të ditur se nuk është konstatuar asnjë i lënduar dhe nuk janë sekuestruar gëzhoja apo elementë të tjerë që të provojnë qitjen me armë.

Sipas deklarimeve të disa banorëve, pak para mbërritjes së policisë, në zonë ka pasur një përplasje të ashpër mes disa personave, gjatë së cilës pretendohet se janë dëgjuar krisma. Bëhet me dije se një nga personat e identifikuar ishte i përfshirë më herët në ngjarje me rekorde penale.

Policia ka shoqëruar disa të dyshuar për marrjen e dëshmive dhe sqarimin e dinamikës së incidentit. 

të shtëna me armë zjarri në elbasan

Sondazh

Poll