29 Nëntor 2025, 14:28
Nga M.L
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka sqaruar sot se anëtarja e PD, Anila Aliaj që zhvilloi bisedën me Flamur Nokën nuk është larguar nga partia, dhe asnjë anëtar ose simpatizant nuk mund të përjashtohet për mendimet e tij. Në një takim me qytetarët nëpërmjet rrjeteve sociale, Berisha theksoi se nuk ekziston asnjë vendim i forumit të partisë që të ketë përjashtuar zonjën, dhe se secili ka të drejtë të shprehë lirshëm opinionin e tij brenda PD-së.
Berisha shtoi se, në rast hipotetik Anila Aliaj ka gjithashtu të drejtën për të bërë ankesë nëse ndien se i është bërë ndonjë padrejtësi, por ajo ka zgjedhur të komunikojë me mediat për të shprehur qëndrimin e saj.
Kreu i PD-së theksoi se partia e tij është një organizatë e mendimit të lirë, ku çdo anëtar mund të shprehë mendimin e tij dhe të ndikojë në vendimet përmes votës, duke respektuar procesin demokratik të brendshëm.
DEKLARATA:
Ajo zonja që foli me Flamur Nokën, nuk është larguar nga partia dhe askush nuk mund të largojë absolutisht asnjë anëtar dhe simpatizant pse i tha këto, Sali Berishës, Flamur Nokës apo cilit do drejtues. Kjo nuk ekziston në këtë parti.
Zonja nuk mund të largohet, nuk mund të përjashtohet nga partia asnjë njeri për mendimet e tij.
Por nëqoftëse ta supozojmë në rastin ekstrem se ndodhi, zonja ka të gjithë rrugën të hapur për ankesën ndaj padrejtësisë që mund të pretendojë se i është bërë.
Në vend të kësaj, ajo zgjodhi mediat, ajo bëri një zgjidhje të saj. Por në dijeni time, në raportimet që janë bërë, ajo nuk është përjashtuar nga partia. Nuk ka asnjë vendim të asnjë forumi, të asnjë qelize të partisë për përjashtimin e zonjës nga PD dhe nuk mund të ketë për asnjë anëtar.
Tani ne jemi Parti Demokratike, e mendimit të lirë, secili. Po. Ti mendon se, unë duhet të largohem apo tjetri duhet të largohet. Normal. Por kur vjen puna ama se mendimin tënd do e shprehësh me votë dhe do të krijojë ty mundësi të plotë që të shprehësh me votë mendimin tënd./ Dosja.al
anila aliaj flamur noka sali berisha
Politike
29 Nëntor 2025, 14:26
M.L
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë një deklaratë të gjatë për mediat, ku a...
Politike
29 Nëntor 2025, 13:45
M.L
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po ushtron “presion të hapur&rdquo...
Politike
29 Nëntor 2025, 13:32
M.L
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se sfida aktuale e opozitës nuk lidhet me marrjen e pushtetit, por m...
Politike
29 Nëntor 2025, 13:23
M.L
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka folur sot për periudhën e tij 333-ditore në arrest shtëpie,...
Politike
29 Nëntor 2025, 13:18
M.L
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i PD, Sali Berisha deklaroi se sfidat e opozitës nuk lidhen vetëm me dobësitë e saj të brendshme, p...
Politike
29 Nëntor 2025, 12:56
M.L
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se të gjithë kandidatët e përfshirë n&eum...
Politike
29 Nëntor 2025, 12:49
M.L
Sali Berisha
TIRANA- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se në kushtet e asaj që ai e cilëson si një regjim...
Politike
29 Nëntor 2025, 12:42
M.L
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha njoftoi sot se këtë javë nis aktiviteti i foltoreve të PD-s&eum...
Politike
29 Nëntor 2025, 12:33
M.L
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i PD, Sali Berisha, ngriti shqetësimin se kriza aktuale në vend nuk kufizohet vetëm në dimensionin politik, p...
Politike
29 Nëntor 2025, 12:16
M.L
Sali Berisha
TIRANA- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar sërish qeverinë Rama se ka sjellë pasoja të r&e...