Politike

Berisha: PD-ja nuk meritonte që tu dorëzohej armiqve të saj dhe përpjekjet për bashkim ishin më të duhurat

Në një takim me qytetarët nëpërmjet rrjeteve sociale, Berisha u shpreh se, sipas vlerësimit të tij, edhe po ta kishte zbatuar atë projekt, opozita nuk do të kishte mundur të fitonte zgjedhjet nën qeverisjen e Edi Ramës.

29 Nëntor 2025, 13:23 Nga M.L
Berisha: PD-ja nuk meritonte që tu dorëzohej armiqve të saj dhe
Sali Berisha

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka folur sot për periudhën e tij 333-ditore në arrest shtëpie, duke thënë se ajo kohë ishte e çmuar dhe se kishte përgatitur një projekt politik. Në një takim me qytetarët nëpërmjet rrjeteve sociale, Berisha u shpreh se, sipas vlerësimit të tij, edhe po ta kishte zbatuar atë projekt, opozita nuk do të kishte mundur të fitonte zgjedhjet nën qeverisjen e Edi Ramës.

Berisha theksoi se bashkimi i PD-së nuk ishte gabim, por një kundërpërgjigje e domosdoshme ndaj, siç e cilësoi ai, përpjekjeve të kryeministrit Rama për të zhdukur Partinë Demokratike. 

Duke folur për betejën e brendshme në PD, Berisha tha se kjo nuk ishte një përplasje e zakonshme politike, por një luftë për ekzistencën e partisë. Ai u shpreh se kishte mundësi të krijonte një forcë të re politike, por nuk e konsideroi të drejtë që PD t’u dorëzohej armiqve të saj historikë.

PJESË NGA DEKLARATA:

Për ty dhe të tjerë që e dinë të qartë. Sigurisht arrestimi im në shtëpi për 333 ditë ishte një kohë shumë e çmuar dhe unë nuk isha pa projekt. Unë kisha një projekt, i cili ju garantoj se edhe po ta zbatoja, përsëri me Edi Ramën zgjedhje nuk fiton opozita. Por do ta zbatoja, kisha një projekt. Nuk mendoj se është bërë gabim që u bashkuam, nuk mendoj. Bashkimi ishte siç e patë dhe ju vetë kundërpërgjigje ndaj asaj përpjekje për zhdukjen e PD nga një bastard i xhelatëve të diktaturës, siç është Edi Rama.

Edi Rama pasi me Xhorxh Sorosin, bëri gjithçka që të më arkivonte mua në politikë, u vërsul pastaj që të kontrollonte PD me çdo kusht me ndihmën e shërbëtorëve të Soros. Pra ajo betejë nuk ishte një betejë e thjeshtë, ajo ishte një betejë për ekzistencën e PD. Sali Berisha kishte një rrugë tjetër, të rithemelonte një forcë politike të re, por nuk e meritonte PD kurrë atë. Nuk meritonte PD-ja të ja dorëzonte armiqve të saj këtë forcë politike. Jo.

Sepse sot edhe paraardhësi që pyeti, harron një gjë. Terrori politik ndaj opozitës nuk është një moment inkurajimi për qytetarët, përkundrazi, është një moment terrori për qytetarët dhe në këtë kontekst përpjekjet për bashkim ishin përpjekjet më të duhura. Dhe padiskutim që ato kishin një çmim, e pohoj, por nuk mund të pranoja kurrë që PD të transformohej në një parti jashtë idealeve dhe programit të demokratëve./ Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll

Politike 28 Nëntor 2025, 19:54 E. D

The Guardian: Nekrologji për Fatos Nanon

Fatos Nano TIRANË- Prestigjozja britanike The Guardian i ka kushtuar një artikull ish-kryeministri, Fatos Nano,  i cili ndërroi je...