29 Nëntor 2025, 13:18
Nga M.L
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i PD, Sali Berisha deklaroi se sfidat e opozitës nuk lidhen vetëm me dobësitë e saj të brendshme, por me klimën e rëndë politike që ai e cilëson si “narkodiktaturë”. Në një takim me qytetarët nëpërmjet rrjeteve sociale, Berisha tha se shtypja e pluralizmit, kontrolli i mediave dhe censura kanë krijuar një gjendje apatie tek qytetarët, duke e bërë më të vështirë reagimin publik.
Berisha u ndal edhe te situata brenda PD-së, duke theksuar se analiza e brendshme u shty për shkak të pritjes së raportit ndërkombëtar për zgjedhjet, pasi sipas tij qeveria po përpiqej të ndikonte në ndryshimin e raportit paraprak të vëzhguesve.
Kreu demokrat akuzoi mediat se e zmadhojnë çdo debat të vogël brenda opozitës për të mbuluar skandalet dhe aferat e qeverisë, të cilat, sipas tij, kanë kosto miliona euro për qytetarët.
PJESË NGA DEKLARATA:
Nuk është se opozita nuk ka dobësi, por në kushtet e një narkodiktature, ju duhet të realizoni se, jo në çdo kohë ka disponibilitet për reagimin. I gjithë problemi është ky. Sot për fatin më të keq vrasja masive e shpresës nga narkodiktatura, shtypja e pluralizimit, dhe kontrolli pothuajse total i mediave, dhe censura, kanë bërë që njerëzit të kenë një apati.
Përsa i përket Partisë Demokratike. PD me vonesë për shkak të raportit ndërkombëtar për zgjedhjet i cili duhej të dilte patjetër sepse po bëheshin përpjekje të jashtëzakonshme për të ndryshuar raportin fillestar, dhe në rast se PD angazhohej në debatin e brendshëm, gjithçka i shkonte në interes Edi Ramës.
Shiko, ndiqni lajmet të cilat janë një fuqi e jashtëzakonshme. Çfarë ndodh? Një debat i vogël ndodh diku mes opozitës, ose një mendim ndryshe, gjëja më normale. Sesi studiot televizive e shndërrojnë në çështje kryesore, vetëm e vetëm për të maskuar dhe fshehur para qytetarëve aferat e mëdha, më kosto dhjetëra e qindra milionë eurosh, të taksave të tyre.
Kështu që nëse ky qëndrim u mbajt, u veprua drejt sepse qeveria po bënte gjithçka për të diktuar ndryshmin e raportit të vëzhguesve ndërkombëtar, dështoi në këtë përpjekje plotësisht.
Atëherë në do të bëjmë analizën tonë, dhe ju e çdo anëtar e mbështetës i PD është i ftuar të kontribuojë. Ju thoni se duhen të rinj. Unë jam 100% dakord me ty, vetëm se këta të rinj nuk zbresin nga qiellin, por duhet ti afrojmë ne, ti afroni ju, duhet ti afrojnë mbarë demokratët. Pra nëse hyjmë në këtë proces, dhe të hyjmë në këtë proces me vendimin se, secili nga ne do të kontribuojë në afrimin e vlerave më të arrira drejt PD-së. Ky do të ishte mendoj unë suksesi më i madh i analizës tonë./ Dosja.al
sali berisha
Politike
29 Nëntor 2025, 12:56
M.L
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se të gjithë kandidatët e përfshirë n&eum...
Politike
29 Nëntor 2025, 12:49
M.L
Sali Berisha
TIRANA- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se në kushtet e asaj që ai e cilëson si një regjim...
Politike
29 Nëntor 2025, 12:42
M.L
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha njoftoi sot se këtë javë nis aktiviteti i foltoreve të PD-s&eum...
Politike
29 Nëntor 2025, 12:33
M.L
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i PD, Sali Berisha, ngriti shqetësimin se kriza aktuale në vend nuk kufizohet vetëm në dimensionin politik, p...
Politike
29 Nëntor 2025, 12:16
M.L
Sali Berisha
TIRANA- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar sërish qeverinë Rama se ka sjellë pasoja të r&e...
Politike
29 Nëntor 2025, 10:05
M.L
Poltikanët në homazhe
TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë sot në homazhet në Varrezat e Dëshmorëve, në...
Politike
29 Nëntor 2025, 09:52
M.L
Edi Rama
TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka uruar qytetarët shqiptarë me rastin e 81-vjetorit të Çlirimit të vendit. Rama ndau n&e...
Politike
29 Nëntor 2025, 09:45
M.L
Ilir Meta
TIRANA- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka shprehur sot urimet e tij për 81-vjetorin e Çlirimit të vend...
Politike
28 Nëntor 2025, 19:54
E. D
Fatos Nano
TIRANË- Prestigjozja britanike The Guardian i ka kushtuar një artikull ish-kryeministri, Fatos Nano, i cili ndërroi je...
Politike
28 Nëntor 2025, 19:48
E. D
Xhemal Gjunkshi
TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Xhemal Gjunkshi, ka reaguar pas takimit me disa demokratë në selinë b...