Politike

"PD do të bëjë përpjekje për zgjedhjet më transparente", Berisha: Bashkimi është rruga e vetme për të arritur qëllimet tona

Lideri demokrat ritheksoi se objektivi i PD-së në këtë fazë është çlirimi i shqiptarëve dhe rikthimi i votës së lirë, duke nënvizuar se përpjekjet e opozitës synojnë zgjedhje transparente dhe me integritet të lartë.

29 Nëntor 2025, 13:32 Nga M.L
"PD do të bëjë përpjekje për zgjedhjet më
Sali Berisha

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se sfida aktuale e opozitës nuk lidhet me marrjen e pushtetit, por me betejën për rikthimin e votës së lirë në Shqipëri. Në një takim me qytetarët nëpërmjet rrjeteve sociale, Berisha u shpreh se nën qeverisjen e Edi Ramës, opozita nuk ka mundësi të fitojë zgjedhje, pasi, sipas tij, proceset elektorale janë të manipuluara dhe të pabarabarta.

Lideri demokrat ritheksoi se objektivi i PD-së në këtë fazë është çlirimi i shqiptarëve dhe rikthimi i votës së lirë, duke nënvizuar se përpjekjet e opozitës synojnë zgjedhje transparente dhe me integritet të lartë.

PJESË NGA DEKLARATA:

Në këtë moment, rast, duhet të ju sqaroj ju dhe çdo demokrat, se kjo kohë, kjo fazë nuk është beteja për pushtet për ne, është beteja për votën e lirë të shqiptarëve. Se opozita pushtet nuk merr kurrë me Edi Ramën në qeveri. Dhe Edi Rama me farsë elektorale nuk largohet. Çfarë tregon historia. Historia tregon se, farsa zgjedhore nga njëra tek tjetra shkojnë duke u rritur. Në kuptimin se, në rast se në njërën farsë janë fituar 52% të votave, në farsën tjetër bëhen 62-65%. Ndaj dhe ne në këtë fazë jemi në fazën e përpjekjes tonë për të çliruar shqiptarët dhe për të rikthyer votën e lirë.

Përsa i përket objeksioneve. Sigurisht që PD do të bëjë përpjekje për zgjedhjet më transparente dhe me integritet më të lartë. Por jo përçarja, por bashkimi është rruga, pavarësisht se na pëlqen apo jo, por rruga e vetme për të arritur qëllimet.
Në këtë kontekst, në rast se ne kemi pasur përplasje të brendshme, kapërcimi i tyre në vlerësimin dhe bindjen time më të thellë, ishte akti më i përgjegjshëm që ne bëmë para shqiptarëve./ Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll