Politike

Berisha: Në kushtet e diktaturave autoritare, qëndrimi në opozitë është një mision dhe largimi nga misioni bëhet vetëm nëpërmjet votës

 Në një takim me qytetarët nëpërmjet rrjeteve sociale, Berisha theksoi se është një mision që kërkon vendosmëri dhe që, sipas tij, mund të ndërpritet vetëm përmes vullnetit të qytetarëve.

29 Nëntor 2025, 12:49 Nga M.L
Berisha: Në kushtet e diktaturave autoritare, qëndrimi në
Sali Berisha

TIRANA- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se në kushtet e asaj që ai e cilëson si një regjim autoritar, të qenit në opozitë nuk është thjesht një opsion politik. Në një takim me qytetarët nëpërmjet rrjeteve sociale, Berisha theksoi se është një mision që kërkon vendosmëri dhe që, sipas tij, mund të ndërpritet vetëm përmes vullnetit të qytetarëve.

Ai u ndal tek mënyra e funksionimit të partisë që drejton, duke theksuar se PD-ja i përcakton drejtuesit dhe strukturat e saj përmes votës së brendshme.

PJESË NGA DEKLARTA:

PD është një parti e cila përcakton fatin e drejtuesve dhe anëtarëve të saj nëpërmjet votës. Në kushtet e një pluralizmi funksional nuk ka asnjë dyshim që humbja e zgjedhjeve është kriteri më i shëndoshë për dorëheqjen e atyre që drejtojnë.
Por në kushtet e farsës elektorale dhe narkoshetit, në kushtet kur zgjedhje janë farsë dhe jo zgjedhje normale, një akt i tillë do ti shërbente diktatorit dhe atyre që shtypin pluralizmin.

Një akt i tillë nuk mund të ndodhë, përveç se me votën e demokratëve shqiptarë.
Ndaj unë Marsel të ftojë të përdorësh votën tënde sipas vullnetit që ke, ose të marrësh pjesë në të gjithë garat e kësaj partie.
Pra, edhe njëherë në kushtet e diktaturave autoritare, qëndrimi në opozitë është një mision dhe largimi nga misioni bëhet vetëm nëpërmjet votës./ Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll

Politike 28 Nëntor 2025, 19:54 E. D

The Guardian: Nekrologji për Fatos Nanon

Fatos Nano TIRANË- Prestigjozja britanike The Guardian i ka kushtuar një artikull ish-kryeministri, Fatos Nano,  i cili ndërroi je...