Politike

"Këtë javë fillojmë foltoret jashtë Tirane", Berisha: Mesazhi i Trump dhe Rubios për luftën ndaj karteleve, inkurajim për ne për të shpëtuar nga ky regjim

Në një takim me qytetarët nëpërmjet rrjeteve sociale, Berisha theksoi se përsa u përket mesazheve të presidentit amerikan, Donald Trump dhe sekretarit të Shtetit, Marco Rubio për luftën kundër karteleve përbëjnë një inkurajim të rëndësishëm për opozitën shqiptare në përpjekjen për të shpëtuar qytetarët dhe vendin nga ky regjim i bazuar mbi drogën dhe krimin.

29 Nëntor 2025, 12:42 Nga M.L
"Këtë javë fillojmë foltoret jashtë Tirane",
Sali Berisha

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha njoftoi sot se këtë javë nis aktiviteti i foltoreve të PD-së jashtë Tiranës dhe do të vijojë në të gjithë vendin. Në një takim me qytetarët nëpërmjet rrjeteve sociale, Berisha theksoi se përsa u përket mesazheve të presidentit amerikan, Donald Trump dhe sekretarit të Shtetit, Marco Rubio për luftën kundër karteleve përbëjnë një inkurajim të rëndësishëm për opozitën shqiptare në përpjekjen për të shpëtuar qytetarët dhe vendin nga ky regjim i bazuar mbi drogën dhe krimin.

PJESË NGA DEKLARATA:

Këtë javë fillojmë foltoret jashtë Tirane dhe do të vazhdojmë në të gjithë vendin. Lidhjet e Edi Ramës me kartelet e drogës, tashmë janë të padiskutueshme. Ata të cilët presidenti Trump i ka cilësuar si organizata terroriste si Sinaloa e Meksikës, kanë qenë të pranishëm në takime me Edi Ramën, kanë përfituar licenca kazinosh dhe hotelesh.

Përveç kësaj, çarteri nga Tiranë në Aruba me qeveritarë, ku mundet dhe vetë Edi Rama, por nuk i kam të dhëna të sakta, për tu takuar me bosët e karteleve të drogës në Aruba janë dëshmitë më flagrante të bashkëpunimit direkt të Edi Ramës me kartelet e drogës.

Unë dua të ju them ju, se Ergys Agasi është bërë famoz në mbarë botën dhe në këtë kontekst, mendoj se mesazhi i urimit të sekretarit Rubio dhe të presidenti Trump, prek apo trajton problemin më themelor që kemi sot ne si komb apo si vend, drogën, krimin dhe luftën kundër tyre. Kjo përbën një inkurajim në përpjekjen tonë të madhe për të shpëtuar shqiptarët nga ky regjim i bazuar në drogën dhe krimin./ Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll

Politike 28 Nëntor 2025, 19:54 E. D

The Guardian: Nekrologji për Fatos Nanon

Fatos Nano TIRANË- Prestigjozja britanike The Guardian i ka kushtuar një artikull ish-kryeministri, Fatos Nano,  i cili ndërroi je...