Politike

29 Nëntori! Ilir Meta mesazh urimi për 81-vjetorin e Çlirimit: Përulemi me respekt ndaj atyre që luftuan për liri

Me anë të një postimi në Facebook, Meta deklaroi se Shqipëria përulemi me respekt para atyre që luftuan për lirinë dhe përjetuan persekutimin gjatë periudhës së vështirë të historisë sonë.

29 Nëntor 2025, 09:45 Nga M.L
29 Nëntori! Ilir Meta mesazh urimi për  81-vjetorin e Çlirimit:
Ilir Meta

TIRANA- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka shprehur sot urimet e tij për 81-vjetorin e Çlirimit të vendit. Me anë të një postimi në Facebook, Meta deklaroi se Shqipëria përulemi me respekt para atyre që luftuan për lirinë dhe përjetuan persekutimin gjatë periudhës së vështirë të historisë sonë.

E PLOTË:

“Gëzuar ditën e Çlirimit! Nuk ka liri pa sakrificat më sublime! Nderim dhe mirënjohje të përjetshme për Dëshmorët dhe Heronjtë e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, për bijtë dhe bijat më patriotë të këtij vendi, nga Mujo Ulqinaku e deri te të gjithë ata që luftuan dhe derdhën gjakun për mbrojtjen e Lirisë, Pavarësisë dhe Sovranitetit të Shqipërisë. Kujtojmë dhe përulemi me respektin më të madh jo vetëm ndaj atyre që ranë për Atdheun, Qemal Stafën, Margarita Tutulanin, Vojo Kushin dhe mijëra të rinj të tjerë, por edhe para të gjithë patriotëve zemërluanë që luftuan për lirinë e vendit dhe më pas vuajtën persekutimin e regjimit totalitar. Lavdi të përjetshme!"

ilir meta

Sondazh

Poll

Politike 28 Nëntor 2025, 19:54 E. D

The Guardian: Nekrologji për Fatos Nanon

Fatos Nano TIRANË- Prestigjozja britanike The Guardian i ka kushtuar një artikull ish-kryeministri, Fatos Nano,  i cili ndërroi je...