"Nuk u dorëzuan sepse do t’i vrisnin"/ U arrestua në Orosh, flet avokati i Erzen Ukës: Ndodhej rastësisht në atë shtëpi! Policia i ka qëlluar, duhet të japi llogari se si u plagos klienti im
Avokati mbrojtës i Ukës ka deklaruar se ndalimi i klientit të tij është i pabazuar, duke argumentuar se ai gjendej rastësisht në banesën ku u gjetën armët, të cilat pretendohet se nuk ishin në dijeninë e tij.
SHKODËR- Gjykata e Shkodrës ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për Julian Cumrakun dhe Erzen Ukën, të ndaluar mbrëmjen e së hënës në zonën e Fushë-Arrëzit. Avokati mbrojtës i Ukës ka deklaruar se ndalimi i klientit të tij është i pabazuar, duke argumentuar se ai gjendej rastësisht në banesën ku u gjetën armët, të cilat pretendohet se nuk ishin në dijeninë e tij.
Sipas mbrojtjes, ndaj Ukës nuk rëndon akuzë për terrorizëm, por vetëm për armëmbajtje pa leje, dhe se situata e përplasjes me policinë është pasojë e frikës së dy të rinjve se mund të rrezikoheshin gjatë ndërhyrjes.
“Ndaj klientit tim nuk ka akuzë për terrorizëm. Është ndalim i paligjshem. Ata akuzohen vetëm për armëmbajtje pa leje. Klienti im ndodhej rastësisht në shtëpinë e Cumrakut pasi janë shokë. Nuk dinte gjë për armët. Policia e shtetit i ka qëlluar. Duhet të japin llogari policia si u plagos. Nuk u dorëzuan sepse do t’i vrisnin”, u shpreh ai.
Dy të dyshuarit u kapën dy ditë më parë pas një operacioni të ndërlikuar të Policisë së Shtetit dhe forcave RENEA. Ata u gjetën të fshehur në një banesë në fshatin Orosh të Fushë-Arrëzit, ku dyshohet të kenë qëndruar për rreth dy muaj. Pas 12 orësh negociata dhe thirrjesh nga familjarët, të dy u dorëzuan pa bërë rezistencë.
Gjatë kontrollit në banesën ku fshiheshin, policia zbuloi një arsenal të madh armësh, që përfshinte katër automatikë, një pistoletë, 18 granata, shtatë karikatorë të mbushur me fishekë si edhe afërsisht 2 mijë municione të ndryshme.
Ngjarja nisi pasi patrullat e policisë konstatuan një person të dyshimtë që, sapo pa efektivët, u fut me shpejtësi në një banesë të braktisur dhe refuzoi të dorëzohej, duke i kërcënuar. Situata e rrezikshme solli ndërhyrjen e menjëhershme të forcave të specializuara RENEA, të cilat finalizuan arrestimin./ Dosja.al
Sondazh
U arrestuan nga operacioni në Fushë Arrëz! Planifikuan sulm terrorist dhe qëlluan me armë RENEA-n, Gjykata lë në qeli Erzen Ukën dhe Julian Cumrakun
Dy të arrestuarit SHKODËR- Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër ka vendosur sot masën e sigurisë “arres...
Publikohen PAMJET nga megaoperacioni mes SPAK dhe Italisë! Kontrollet e kryera me ndihmën e qenve antidrogë, Kokaina e paketuar me logon e markës luksoze britanike “Rolls Royce”
Foto nga operacioni ITALI- Janë bërë publike pamjet e aksionit të ndërmarrë nga autoritetet italiane në Breshia, ku...
U arrestua në operacionin e SPAK dhe autoriteteve italiane! Del FOTO e oficerit të Antiterrorit në Tiranë, ja KUSH është Igli Haxhiaj
Igli Haxhiaj TIRANA- Personi i paraqitur në foton e mësipërme është oficeri i Antiterrorit, Igli Haxhiaj, i cili u arrestua s...
Megaoperacioni i SPAK dhe autoriteteve italiane! DETAJE nga arrestimi i oficerit të Antiterrorit: Prangat iu vunë në Akademinë e Policisë, ka shërbyer më parë në Forcat Operacionale
Foto ilustruese TIRANA- Zbulohen të tjera informacione lidhur me ndalimin e oficerit të Antiterrorit, Igli Haxhiaj, i cili u arrestua në kua...
EMRI/ Operacioni i SPAK, arrestohet oficeri i Antiterrorit në Tiranë
Foto Ilustruese TIRANË- Oficeri i Antiterrorit Igli Haxhiaj është vënë në pranga ditën e sotme. Mësohet se arr...
Detaje nga aksioni i SPAK dhe Prokurorisë së Breshias, 10 persona në pranga, sekuestrohen 130 kg drogë dhe 10 makina
Foto Ilustruese ITALI- Detaje të reja kanë dalë nga operacioni i përbashkët mes SPAK dhe Prokurorisë së Breshias di...
Aksident fatal në autostradën Tiranë-Durrës, humbi kontrollin e mjetit dhe u përplas me borduarat anësore të rrugës, ndërron jetë i riu
Foto ilustruese TIRANA- Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës, ku një 28-vje&ccedi...
Heroinë nga Shqipëria në Itali! SPAK e Prokuroria e Breshias godasin grupin e trafikut të drogës, 24 masa sigurie! Sekuestrohen 3 mln € pasuri
Foto ilustruese ITALI- Një operacion i përbashkët mes SPAK-ut dhe Prokurorisë së Breshias ka rezultuar në goditjen e një...
Trafikuan 210 kg kokainë me vlerë rreth 1 mln euro në Evropë! Shqiptari drejtonte trafikun e drogës nga Holanda në Romë, lëshohen 8 urdhër-arreste
Foto ilustruese ITALI- Autoritetet në Itali kanë goditur një tjetër organizatë trafiku lëndësh narkotike,...
Plagosja me thikë mes të miturve në Durrës! 15-vjeçari ende në luftë me jetën, plaga në zemër lë në intubim të miturin që nga dita e djeshme
Foto ilustruese DURRËS- Një 15-vjeçar, i cili u plagos ditën e djeshme me thikë në qytetin e Durrësit, ndodhet aktuali...