Aktualitet

Bashkëpunëtor në kultivimin e mijëra bimëve kanabis në Malësi të Madhe! Merr fund arratia e 49-vjeçarit, në pranga Shpëtim Çulaj

Bëhet fjalë për Shpëtim Çulaj, i dyshuar si bashkëpunëtor në kultivimin e 2285 bimëve kanabis në fshatin Alijaj.

27 Nëntor 2025, 08:42 Nga M.L
Bashkëpunëtor në kultivimin e mijëra bimëve kanabis
Foto ilustruese

SHKODËRPolicia e Shkodrës ka vënë në pranga një 49-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Bëhet fjalë për Shpëtim Çulaj, i dyshuar si bashkëpunëtor në kultivimin e 2285 bimëve kanabis në fshatin Alijaj.

Lëndët narkotike të kapura janë asgjësuar më 6 shtator të këtij viti nga uniformat blu, gjatë operacionit policor.

Njoftimi:

I dyshuar si bashkëpunëtor për kultivimin e 2285 bimëve narkotike, në fshatin Alijaj, kapet dhe vihet në pranga 49-vjeçari.

Si rezultat i kontrolleve të vazhdueshme për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve kanë kapur dhe ndaluar shtetasin:

Sh. Ç., 49 vjeç, banues në fshatin Aliaj.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Ai dyshohet si bashkëpunëtor për kultivimin e 2285 bimëve narkotike kanabis, në fshatin Alijaj, të cilat janë gjetur dhe asgjësuar nga shërbimet e Policisë, më datë 06.09.2025.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme./ Dosja.al

shpëtim Çulaj kultivim kanabisi ne shkoder

Sondazh

Poll