Aktualitet

EMRI/ Ishte në gjendje të dehur! 35-vjeçari mbytet në përroin e fshatit Mlizë të Elbasanit, gjendet pas disa orësh trupi i pajetë

Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se i riu ka qenë nën efektin e alkoolit në momentin kur ra në ujërat e përroit. Familjarët dhe banorët kanë njoftuar autoritetet menjëherë, ndërsa gjatë gjithë natës kanë vijuar kërkimet për gjetjen e tij.

27 Nëntor 2025, 08:01 Nga M.L
EMRI/ Ishte në gjendje të dehur! 35-vjeçari mbytet në
Foto ilustruese

ELBASAN- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Mlizë të Elbasanit, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën pasi u rrëmbye nga përroi që kalon pranë zonës. Viktima është identifikuar si Florian Tahiri.

Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se i riu ka qenë nën efektin e alkoolit në momentin kur ra në ujërat e përroit. Familjarët dhe banorët kanë njoftuar autoritetet menjëherë, ndërsa gjatë gjithë natës kanë vijuar kërkimet për gjetjen e tij.

Ekipet zjarrfikëse dhe ato të emergjencave civile të Elbasanit, pas orësh të tëra kërkimesh intensive, arritën të gjejnë trupin e pajetë në orët e para të mëngjesit të sotëm./ Dosja.al

fshati mlize elbasan

Sondazh

Poll